Trump hap derën për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Shtëpia e Bardhë njofton se ka arritur marrëveshje të pavarura me Ukrainën dhe Rusinë për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. Administrata amerikane ka folur për negociata teknike me të dyja vendet në Riad të Arabisë Saudite përmes të cilave është arritur edhe shmangia e përdorimit të anijeve lundurese tregtare për qëllime ushtarake.
Një tjetër pikë që është shumë më e rëndësishme është premtimi dhe angazhimi i SHBA për të ndihmuar Rusinë të marrë akses në tregun global të bujqësisë dhe eksporteve të fertilizuesve, ndërkohë që vijon diskutimi për mosgoditjen e infrastrukturës energjetike në Ukrainë.
Add new comment