Nisen 1 600 palestinezët e parë. Izraeli nis zbatimin e Zgjidhjes Finale në Gaza

Postuar në 24 Mars, 2025 18:06

Plani i Izraelit për lehtësimin e emigrimit vullnetar të palestinezëve nga Rripi i Gazas ka provokuar që nga fillimi i muajit mars, 1 600 të largua. 1000 kanë lënë tashmë vendin dhe 600 të tjerë pritet të nisen këtë javë. Plani i njoftuar dy muaj më herët ofron lehtësi doganore dhe transporti për ata që zgjedhin të ikin ndërkohë që Gaza është rrafshuara thuajse tërësisht nga forcat izraelite.

Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të zbatuar këtë vision dhe do të lehtësojmë largimin e çdo rezidenti të Gazas që kërkon të zhvendoset gjetkë

është shprehur ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.

Ky është ndoshta rasti i parë që nga koha e regjimit hitlerian që një shtet harton politika për dëbimin e një pjese të popullsisë dhe duhet thënë se përpara Konferencës së Vansisë, nazistët tentuan të ndiqnin këtë praktikë që ndjek sot Izraeli. Ndajk jo që po ndodh është një turp që do të jetojë gjatë mbi konstitucionin historik të hebrenjve. Një mosmirënjohje e paprecedentë ndaj dhimbjes së atyre që panë kampet e zgjidhjes finale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.