Marrëveshja me kurdët, çelësi i stabilitetit në Siri. Izraelit i intereson anarkia në Damask

Postuar në 24 Mars, 2025 17:36

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” studiuesi i njohur Olivier Roy shprehet se qeveria e re siriane mund të arrijë të imponohet nëse marrëveshja në fuqi me kurdët respektohet.

Nëse ajo funksionon regjimi mund të imponohet mbi alavitët dhe druzhet, dy forcat kryesore ushtarake. Për më tepër që alavitët nuk janë të bashkuar

shprehet ai.

Lidhur me qëndrimin e fuqive rajonale mbi Sirinë, një vend që po mbush 14 vjet në kaos dhe tensione të armatosura, Roy shprehet se:

Është në interesin e Izraelit të mbajë anarkinë në Siri. TelAvivi nuk do një Siri të fortë që mund të ripretendojë Golanin. Për Turqinë, çështja është çarmatosja e kurdëve, kështu që ata kanë nevojë për një regjim stabël në Damask dhe do të vazhdojnë ta mbështesin. Turqit nuk u besojnë alavitëve megjithatë. Libani humbet gjithçka nga lufta në Siri dhe nuk ka si të ndërhyrjë. E njëjta për Irakun

Nga kjo optikë e shpejtë mund të kuptohet se ndryshimi i regjimit të Assadit në Siri ka qenë një aksion i koordinuar i disa aktorëve, sikurse mund të shihet në këtë kuadër edhe një arsye e reagimit të befasishëm të liderit të Partisë Punëtore të Kurdistanit Oçalan që bëri thirrje për çarmatosje në këmbim të reformave demokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.