Investoni tani në Bangladesh, që të mos keni emigrantë!
Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, kryeministri i Bangladeshit, nobelisti Muhammad Yunus, ka bërë thirrje kompanive gjermane që të investojnë tani në këtë vend. Të përfitojnë nga momenti unik që ofron situata.
Bangladeshi është vend me shumë fat. Në jug ai kufizohet me detin, në veri me Himalajet. Kjo na lejon që të gjenerojmë energji hidrike potencialisht në mënyrë të pakufizuar. Pra energjia nuk është problem. Ne jemi një ndër vendet më të populluara dhe me moshë më të re në botë. Mosha mesatare është 27 vjeç. Të rinjtë janë veçanërisht krijues, jemi me fat që kemi shumëprej tyre.
Dhe unë po bëj thirrje: investoni pikërisht tani në Bangladesh. Mbështeteni vendin në shtegun drejt demokracisë! Ndihmoni të rinjtë! Edhe për të mirën tuaj! Gjermania po plaket dhe ka nevojë për punëtorë. Pse nuk i sillni kompanitë tuaja këtu? Biznesi mbetet juaji, fitimi po ashtu. Nëse krijoni vende pune këtu, njerëzit nuk do të ikin. Përndryshe do të kalojnë oqeanin dhe do të troaksin në derën tuaj si imigrantë që irriton kaq shumë njerëz në Perëndim
shprehet Yunus.
Mesazhi i këtij ekonomisti që themeloi mikrokreditimin është pjesë e një debate shumë të madh sot në botë. Vendet e punës qëndrojnë në themel të tarifave të Donald Trump, që po synon të ri-industrializojë Amerikën e prekur pikërisht nga zhvendosja e bizneseve që kërkojnë krah të lirë pune. Çështja ka marrë një karakter strategjik pasi industrializimi masiv i ekonomive periferike me Perëndimin ka krijuar konkurencë cilësisht të re dhe ka ndryshuar paradigmën koloniale: nga vende të lëndës së parë te prodhueset në vende që të gjitha tentojnë të jenë prodhuese.
Yunus ka vënë në dukje edhe një element tjetër që është shekullarizmi i shoqërisë bangladeshase, krejt ndryshe nga shoqëria fetarisht konservatore e Pakistanit, nga i cili Bangladeshi u nda më 1971.
Add new comment