SHBA liron pas 30 vitesh burg, spiunin e dënuar me burgim të përjetshëm për spiunazh në favor të Izraelit

Postuar në 28 Korrik, 2015 13:48

Një panel qeveritar amerikan ka vendosur që Jonathan Pollard, spiuni i dënuar me burg përjetë në vitin 1985 pasi i kaloi dokumente sekrete qeverisë izraelite, të lirohet me kusht në nëntor, pas 30 vitesh vuajtje dënimi, njofton N.Y.Times. Nëse qeveria amerikane do kishte kundërshtime, 60 vjeçari Pollard mund të rrinte edhe për vite të tjera në burg, por duket se kjo nuk ka ndodhur. Lirimi vjen pas marrëveshjes historike me Iranin për kufizimin e programit bërthamor iranian, një marrëveshje që ka zemëruar Tel Avivin. Por sipas gazetës, qeveria e ka refuzuar prerë ndonjë lidhje mes dy ngjarjeve.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.