Egjipt/ Shpërthimi i fuqishëm trondit konsullatën italiane, u shkaktua nga një autobombë

Postuar në 11 Korrik, 2015 02:13

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar seriozisht selinë e konsullatës italiane në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo, njofton agjencia “Ansa”. Shpërthimi u shkaktua nga një autobombë, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “Mena”, e cila saktëson se për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë. Nga shpërthimi, i verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune, mbetën të plagosur të paktën 4 persona, kanë bërë të ditur autoritetet mjekësore. Së fundmi Egjipti është tronditur nga një seri atentatesh të rënda, mes të cilave spikat ai që i mori jetën kryeprokurorit Hisham Barakat, nga një sulm autobombë në qytetin e tij. Militantët në këtë vend kanë vrarë të paktën 600 anëtarë të personelit policor dhe atij ushtarak në dy vitet e fundit. Ata i avancuan sulmet e tyre pasi ushtria rrëzoi ish-presidentin islamik, Mohammed Morsi në vitin 2013.  Në javët e fundit, presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi ka premtuar se do të përdorë dorë të hekurt ndaj militantëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.