Vetingu, i pamundur dhe i panevojshëm në Kosovë

Postuar në 05 Janar, 2025 17:05

Autoritetet në Kosovë e përjashtojnë mundësinë e një procesi të vetingut në sistemin gjyqësor. Në një intervistë për “KosovaPress” kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka deklaruar se procesi është i pamundshëm dhe i panevojshëm.

Në situatën aktuale pothuajse ka qenë proces i pamundshëm, por vlerësoj që do të jetë i pamundshëm edhe në të ardhmen dhe në fakt do të jetë edhe i panevojshëm, ndoshta më shumë se i pamundshëm, për shkak se ne veç e kemi një pako të reformës, dhe nëse kjo pako e reformës miratohet, unë besoj që ne do të sigurojmë një qëndrueshmëri afatgjate të institucioneve të drejtësisë, duke adresuar vlerësimet për shumë vite që kanë ndodhur në sektorin e drejtësisë, shumë prej komponentëve të strategjisë së sundimit të ligji, shumë prej rekomandimeve të raporteve ndërkombëtare, ato që janë kredibile. E njëkohësisht do ta rrisin në masë të konsiderueshme llogaridhënien brenda sistemit të drejtësisë duke siguruar filtra të mjaftueshëm edhe për kontrollin e integritetit

ka thënë ai.

Zogaj shton se deklarata e përbashkët e zotimit për reformën ligjore në sistemin e drejtësisë aktualisht ndodhet në Komisionin e Venecias. Sipas tij nga 24 gjyqtarët serbë të dorëhequr në veri në nëntor 2022 nuk kanë kërkuar rikthim në vendet e punës. Ndërsa procesi për këta gjyqtarë vazhdon të jetë pezull, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës thotë se kjo çështje do të trajtohet vetëm në kuadër të KGJK-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.