Përtej Rusisë/Vuçiç konfirmon sanksionet ndaj kompanisë serbe NIS
Presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka konfirmuar se SHBA do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës. Vuçic ka deklaruar gjatë një takimi të qeverisë serbe ku mori pjesë me ftesë të kryeministrit Milos Vuçeviç, se vendimi i është komunikuar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez.
Ata do të vendosin sanksione, jo të përgjithshme, jo vetëm financiare, por sanksione ndaj kompanisë sonë NIS. Nuk janë sanksione ndaj kompanive që kanë pronësi ruse, apo ato të financuara nga Rusia, por sanksione direkt ndaj kompanisë sonë NIS
citohet Vuçiç.
Po kështu, presidenti serb ka deklaruar se pret ndryshime shumë të mëdha me ardhjen në pushtet të administratës së re amerikane.
Add new comment