Bolton: "Izolacionizmi" i Trump nuk ka për të funksionuar
Donald Trump po rikthehet në pushtet dhe rreth mandatit të tij të dytë ka shumë paqartësi. Një prej tyre është edhe ajo për politikën e jashtme që po interpretohet se varion nga një anarki e plotë e tërheqjes së SHBA nga NATO deri te një rregullim i ri për sigurinë, të paktën në Europë. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trump në mandatin e parë, John Bolton, ka deklaruar ndër të tjera se lëvizjet eventuale të administratës së re paralajmërojnë shumë pasiguri.
Mendoj se bota është në një moment shumë të çrregullt. Nëse kthehemi pas, teoria e “izolacionizmit”, që do të thotë se ne nuk i kemi gjithë këto probleme dhe se do të na lënë rehat, nuk ka për të qenë e vërtetë, për shkak se dikush tjetër do të mbushë vakumin dhe ata do të prekin interesat tona apo të aleatëve tanë, qoftë Rusia apo Kina, apo dikush tjetër. Kjo është arsyeja se pse jam shumë i shqetësuar rreth deklarimeve të Trump për tarifat dhe se çfarë do të bëjë ai në këtë aspekt me Meksikën, Kanadanë dhe të tjerët
ka thënë Bolton.
Sipas tij lufta tregtare është kërcënimi kryesor për Perëndimin sot pasi është shumë e vështirë dalja prej saj. Po kështu, propozimi i zv.presidentit J.D. Vance, për armëpushim përgjatë linjave ushtarake të kontrollit është shqetësues pasi i shkon për shtat të Rusisë.
Add new comment