Ndërron jetë Jimmy Carter
Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter.
Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA.
Marrëveshja e "Camp David" më 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit, ishte arritja më e madhe e politikës së tij të jashtme; kriza amerikane e pengjeve në Iran, pas revolucionit të 1979-s, goditja më e rëndë.
Carter përfaqësonte brezin e amerikanëve të Luftës së Ftohtë, i pakuptueshëm për kohën tonë, një relike morale dhe politike që vjen nga një kohë kur jeta e njeriut kishte një vlerë tjetër.
Comments
Te quani luften e ftohte nje
Te quani luften e ftohte nje periudhe kur Jeta e njeriut ne Amerike kishte moralisht nje vlere tjeter, tregon se ose nuk e keni jetuar ose nuk e keni kuptuar ate kohe.
Add new comment