jimmy carter
Ndërron jetë Jimmy Carter
Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter.
Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA.
Jimmy Carter: Donald Trump është president ilegjitim. Erdhi në detyrë falë ndërhyrjes ruse
Nëse je deklaruar fitues në zgjehdje të kontestuara, apo të provuara se ka patur ndërhyrje, atëherë quhesh ilegjitim. Kjo vlen edhe për një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konsiderohet vendi shembull për demokracinë. Zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA vijojnë të konsiderohen një shembull i keq historik, për shkak të ndëryrjes ruse në to, apo presupozimit të ndërhyrjes ruse. Për ish-presidentin amerikan, nobelistin e Paqes, Jimmy Carter, Donald Trump është një president ilegjitim pikërisht për këtë arsye.