Presidenti koreanojugor refuzon të zbatojë urdhër-arrestin e gjykatës
Një ngjarje gati identike me Shqipërinë e 21 janarit 2011 është duke u konsumuar në Korenë e Jugut. Presidenti I vendit. Yoon Suk Yeol po refuzon t’I bindet një vendimi të Gjykatës së Lartë për arrestimin e tij pasi u gjet fajtor për shpalljën më datë 3 dhjetor të gjendjes së luftës.
Dje u verifikuan përplasje mes ushtrisë dhe policisë ndërkohë që urdhër arresti duhet ekzekutuar deri më 6 janar.
Avokatët e presidentit e kanë cilësuar urdhërin si të paligjshëm ndërkohë që sipas shërbimit të sigurisë së tij, përfaqësues të Zyrës për Hetimin e Korrupsionit kanë hyrë pa leje dhe në mënyrë antiligjore në mjediset e presidencës.
Nëse urdhëri nuk ekzekutohet deri më 6 janar, atëherë Zyra mund të riaplikojë për një mandat të ri shtatëditor.
Add new comment