Arkiv-Op-Ed
A ka kush që e ndalë këtë mbrapshti?
Pas lirisë së shprehjes, asaj të besimit dhe lirisë ekonomike, Franklin Delano Roosewelt e radhiste “Lirinë nga frika” (Freedom from fear.) Këtë e kishte bërë gjatë fjalimit inaugurues, më 4 mars 1933. “E vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është vetë frika – frika e papërshkrueshme, e paarsyeshme, e padrejtë, e cila i paralizon të gjitha përpjekjet që zmbrapsja të shndërrohet në ofensivë”.
Kush do të parashikonte se gati shtatëdhjetë vjet më vonë, shoqërisë kosovare do t’i “injektohej” në palcën kurrizore paranoja kolektive, të cilën sot nuk mund ta mohojë askush!
Pse i duhej Europës Nobeli i Paqes
Mund të duket e rastësishme koha e dhënies së Çmimit Nobel për Paqe për Bashkimin Europian. Dikush mund të pyesë se ç’ka këtu për t’u admiruar pikërisht në këtë moment. Pjesa më e madhe e kontinentit është në recesion. Eurozona mund të ndahet. Gjermania ka dyshime lidhur me rolin e saj udhëheqës. Britania, gjithmonë me qëndrim të çuditshëm, ndihet edhe më tepër jashtë loje. Spanja dhe Greqia janë të përgatitura për më shumë pakënaqësi e trazira si shkak i imponimit të paketës së kursimeve. Turqia po bën çdo gjë të mundshme për anëtarësim në këtë eksperiment të madh.
Berisha si Enveri: Të përndjekurit, armiq të pushtetit!
Janë mbi dy dekada që nga rënia e diktaturës dhe shteti shqiptar nuk ka mundur të kompensojë financiarisht të përndjekurit e saj. Mungesë parash dhe mjetesh? Aspak, por vetëm një mungesë dhimbjeje dhe kujdesi për të gjithë ata që kanë vuajtur në rrathët e Ferrit komunist.
Ky nuk është vend për vajza
Aisha e pa vdekjen në sy.
Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën.
Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej.
Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë.
Televizioni serb si pre mediatike politike
Televizioni serb është pjesë e shërbimit publik të Radio-Televizionit të Kosovës. Me emërimin e paradokohshëm të drejtorit të këtij kanali televiziv në gjuhën serbe është vendosur themeli i emetuesit të parë publik, i cili pas vitit 99 i shërben në mënyrë speciale i shërben serbëve në Kosovë. Dhe përderisa ky kanal televiziv në gjuhën serbe bëhet kthesë e jetës mediatike dhe shoqërore të serbëve në Kosovë, shumë punëtorë mediatikë dhe politikë po angazhohen kundër krijimit të këtij kanali televiziv, me argumente nga sferat e tyre personale të interesit.
A ka besë shqiptari?
Filmi premierë “Taken 2” që po shfaqet këto ditë në Amerikë, i paraqet shqiptarët mizorë e egërshanë sikur në historiografinë e Vladan Gjorgjeviqit, kurse, sipas regjisorëve francezë të Hollywoodit, Olivier Megaton dhe Luc Besson, fjalën e dhënë – besën, shqiptarët e shkelin hala pa ua kthyer shpinën. Të lë shije të hidhur postulati stereotip që regjisorët kanë zgjedhur për "të huajt e këqij" e jo për "trafikantët e këqij"
Ti nuk më nderon, Sali
Fakti që Kryeministri i Shqipërisë është tash e tutje “Qytetar Nderi” i vendlindjes sime nuk ndryshon asgjë në bindjen time për të. Por as në biografinë dhe të bëmat e tij
Ridënimi
Një grusht të përndjekurish politikë kanë 20 ditë në grevë urie. Dy prej tyre janë vetëndezur si pishtarë, por shqiptarët nuk po ndriçohen dhe prandaj as nuk bëzajnë. Vazhdojnë jetën, punët (nëse kanë), pazaret dhe hallet e tyre, si të mos kish ndodhur asgjë. Besoj se fjalosen edhe nëpër bare e kafenera për vetësakrifikimin e Gjergj Ndrecës dhe të Lirak Bejkos ndoshta me të njëjtën ftohtësi dhe indiferencë si të komentonin për një çështje mjaft të largët, në një tjetër kontinent. Grevistët e urisë kanë ditë që i bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së tyre. Por më kot.
Ridënimi
Një grusht të përndjekurish politikë kanë 20 ditë në grevë urie. Dy prej tyre janë vetëndezur si pishtarë, por shqiptarët nuk po ndriçohen dhe prandaj as nuk bëzajnë. Vazhdojnë jetën, punët (nëse kanë), pazaret dhe hallet e tyre, si të mos kish ndodhur asgjë. Besoj se fjalosen edhe nëpër bare e kafenera për vetësakrifikimin e Gjergj Ndrecës dhe të Lirak Bejkos ndoshta me të njëjtën ftohtësi dhe indiferencë si të komentonin për një çështje mjaft të largët, në një tjetër kontinent. Grevistët e urisë kanë ditë që i bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së tyre. Por më kot.
Protesta e heshtur që ushton përherë e më fort
Greva e urisë e një grupi të përndjekurish politikë, të cilët kërkojnë nga qeveria të drejtat që u takojnë me ligj, është një dhimbje e madhe për çdo njeri që ka zemër. Është e pakuptueshme madje kriminale, që qeveria, në përbërjen e së cilës ka tre doktorë, dy ministra dhe njëri kryeministër, qëndron kaq indiferente ndaj shëndetit të këtyre të moshuarve të sëmurë, që po sakrifikojnë jetën për të fituar të drejtat e tyre. A mund të jenë doktorë këta që urrejnë pa kufi të sëmurët e moshuar?