Arkiv-Op-Ed
Më shumë nuk mund të pritej nga Merkel
Angela Merkel bëri mirë që e pranoi pa vonesë ftesën e bërë pak kohë më parë nga kryeministri grek Antonis Samaras për një vizitë në Athinë. Madje, Kancelarja iu përgjigj ftesës edhe pse ishte pikërisht Samaras ai qw jo shumë kohë më parë e pati zemëruar keq atë. Aherë ai ishte ende kryetar i opozitës dhe sabotonte të gjitha përpjekjet për reforma të qeverisë pararendëse. Megjithëse shumë grekë e bëjnë Angela Merkelin bashkëpërgjegjëse për situatën në vendin e tyre dhe disa madje e krahasojnë me pushtuesit nazistë, ajo nuk ngurroi të udhëtonte drejt Athinës.
Jo! Kriza nuk ishte si piramidat
Me para mund të blihet gjithçka, por një gjë nuk blihet dot! E shkuara. Këtë problem ka kryeministri i sotëm, i cili po përpiqet të pastrojë ndërgjegjen e vet me atë që ndodhi në vitin 1997, me rënien e skemave piramidale, me kolapsin e shtetit dhe mijëra të vrarët. Pastrimi i ndërgjegjes nuk po kryhet përmes pranimit të fajit dhe përgjegjësive, por përmes justifikimit.
Diçka nuk shkon në propagandën e kryeministrit
Zoti Kryeministër ka një kulturë ligjore të admirueshme. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për edukatën e tij ligjore, por, le ta themi hapur, për një shtetar kjo e dyta vlen shumë më tepër. Mungesa e respektit ndaj rregullit juridik, në kushtet kur e njeh mirë atë, i jep aktit densitetin më të madh transgresiv në raport me rregullin. Sepse jemi në rrethanën e dhunimit me vetëdije të tij, pra të rregullit. Që kjo të ndodhë duhet, ose shkelësi të jetë në kushtet e një nevoje të jashtëzakonshme ose të një pavetëdije të jashtëzakonshme.
Loja e rrezikshme e Nikolliq
Pavarësisht kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare, insistimit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Bundestagut gjerman, Serbia këmbëngulë se nuk do t’i shpërbëjë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës.
Këtë e thotë edhe deklarata e fundit e presidentit serb Tomisllav Nikolliq, të cilën ai e ka dhënë pas takimit me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Por, njohësit e rrethanave politike në Kosovë, i vlerësojnë deklaratat e Nikolliqit, si një lojë taktike të kreut serb, fundi i së cilës nuk do të jetë ashtu siç e thotë ai.
Dyfytyrësia e Shkupit dhe patriotizmi i Besimit
Maqedonia aktualisht është një vend i varfër, me deficite ekonomike e demokratike, por tepër megaloman, që prodhon më shumë histori se sa bukë për krye banori. FYROM ose Republika e Maqedonisë (emri kushtetues) me GDP vetëm $5.012 për krye banori dhe me shkallë papunësie prej 33 %, duke lënë prapa vetëm edhe Bosnjën e Hercegovinën, Shqipërinë, Ukrainën, Kosovën dhe Moldavinë.
Ballkani, post-Pax Americana
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton po përgatitet për një udhëtim në Ballkan. Momenti aktual politik atje paraqet para diplomates së lartë të vendit shumë sfida. Megjithatë, ndikimi i SHBA-së dhe i BE-së në rajon është në rënie, dhe fuqitë e tjera të interesuara si Turqia, Rusia dhe Izraeli janë duke u bërë gjithnjë e më aktive në Ballkan, shkruan eksperti mbi sigurinë dhe politikat në Ballkan, Gordon Bardosh në numrin e sotëm të National Interest.
Rasti i fundit?
Që prej disfatës së madhe në ICJ (Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë), në korrikun e vitit 2010, e cila zhbëri shpresat e Serbisë që së paku e Drejta Ndërkombëtare do të ofrojë prehje për qëndrimin qyshmoti të diskredituar dhe të diskualifikuar të Serbisë për të drejtën e saj mbi Kosovën që tashmë kishte pësuar humbje në rrafshin politik dhe ushtarak, Beogradi ka qenë ai që fund e krye ka përcaktuar orarin, dinamikën dhe përmbajtjen e bisedimeve me Prishtinën. Për më shumë, ky fakt nuk është mëdyshur as prej Prishtinës dhe as prej Brukselit.
Jemi popull refugjatësh – s’ka kush faj!
NJË PJESË E huqur nga e gjithë zhurma e jargavitja për zbulimin e problemit më të madh të shqiptarëve – që na doli të jetë loja e futbollit Zvicër-Shqipëri (sic!) – është emërtimi i vërtetë i futbollistëve. Shumë nga futbollistët që me origjinë janë shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipëria e shqiptarë nga Maqedonia, kanë një emërtim të përbashkët: refugjatë. Si Lorik Cana ashtu edhe Xherdan Shaqiri, si Alban Meha ashtu edhe Valon Behrami kanë fatin e njëjtë, të paraardhësve të tyre që për arsye të ndryshme, kryesisht politiko-ekonomike, është dashur të ikin nga vendi i tyre.
Befasia e kthyer mbrapsht
Mbase askush në Shqipëri nuk do të tronditej nëse në lajmet qendrore do të dëgjonte se të gjitha personalitetet e opozitës, Berisha i ka vlerësuar si të rritur në familje të pamoralshme, dhe nëse do të kërkonte nga populli që ata t’i lëçiste. Por, mbase të gjithë do të mbeteshin të befasuar nëse në po ato lajme, do të dëgjonin se ofendimin e çdo personaliteti publik nga ana e pushtetarëve të PD-së, Berisha do e konsideronte si njollosje të moralit politik, të partisë së tij dhe andaj do të kërkonte përgjegjësi nga çdo zyrtar që e ndot ambientin publik në vend.
Partalla njerzish
Po të lexojmë literaturën progresiste të fillimeve të ‘800 do të shohim se entuaziazmi për shkencën dhe teknikën bante që nji pjesë e konsiderueshme e shoqnisë europiane, me në krye elitat franceze dhe angleze, të besonin verbnisht te progresi i shoqnisë.
Arsyet me besue tek e nesërmja e Europës ishin mjaft të forta; e keqja ishte se ky vlerësim i njianshëm nuk merrte në konsideratë aspektet negative të progresit, apo e thanun ndryshe, aspektet e pakontrollueshme të “marshimit njerëzor” drejt së ardhmes, siç shprehej Auguste Comte.