Arkiv-Op-Ed
Donald Lu, 93 deputetë, 1.2 milionë zgjedhës
Dje në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri deklaratën më të drejtpërdrejtë rreth mbëështetjes së SHBA-së dhe BE-së për projekt-reformën në drejtësi.
Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?
Një nga gjërat për të cilat u dallua qeveria Berisha ishte rritja e ndjeshme e investimeve publike çdo vit, në krahasim me vitin 2005. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse borxhi publik u rrit ndjeshëm gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së Berishës.
Por sa efektive kanë qenë investimet publike në periudhën 8-vjeçare të qeverisë Berisha?
Investimet publike, duke qenë mjeti kryesor fiskal në dorë të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit të sektorit të ndërtimit, si dhe tërthorazi, në të gjithë sektorët e tjerë.
Populizmi i Bashës dhe i Ramës me bizneset e vogla
Në një takim me tregtarët e vegjël të Durrësit para një muaji, Lulzim Basha deklaroi: “Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5 % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit.
“Primi i Ramës”, “Senati i Bashës”, Meta, Berisha…
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimin për ta ndryshuar sistemin zgjedhor nga ai rajonal proporcional (që është në fuqi aktualisht), në një sistem me prim, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruar të kundërtën për gazetën “Shqip”.
Jaguarët, vetëm maja e ajsbergut
Kushdo që është ndodhur para zgjedhjes “Blerje e një makine të re, apo marrje me qera afatgjatë e saj”, e di se alternativa e parë është më pak e kushtueshme (por që i do paratë në dorë). Në sagën e re të qiramarrjes afatgjatë të makinave Jaguar nga qeveria shqiptare, është e qartë se kostoja do të ishte më e ulët në qoftë se ato do të bliheshin, por paratë do të duhej të paguheshin në dorë.
Premtimet boshe ekonomike të opozitave në Shqipëri
Premtimi ekonomik më bosh i një lideri opozitar në Shqipëri është padyshim ai që bëri Fatos Nano në shtator 1997, sipas të cilit, shqiptarëve do t’u ktheheshin 100% të parave që kishin depozituar në skemat piramidale.
Tellallët e intolerancës
Besnik Sinani
Faqja Respublica ka sjellë një artikull nga një autor me emrin Arben Cokaj, që merr shkas nga ligji i miratuar kohët e fundit në Kosovë për ‘ndotjen akustike.’ Kush është i interesuar për autorin mund të vizitojë faqen e tij private ku ai njofton se ka studiuar në Tiranë shkencat e natyrës, ka gati për botim dy libra me poezi dhe një për përdorim kompjuterësh dhe administron degën evropiane të Shtëpisë Botuese Marinaj, gjë që të lë të mendosh se kjo shtëpi botuese do ketë edhe degë në kontinente të tjera.
Apeli e liroi Mziun, më shumë se nga arresti, nga paragjykimi social e politik
Gjuetarët e kontradiksioneve nuk e lanë t’u shpëtonte fakti se dy kryebashkiakë, njëri socialist e tjetri demokrat, po merrnin trajtim të ndryshëm nga drejtësia shqiptare. Edhe pse kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ballafaqohej me një akuzë më të rëndë, ai nuk u arrestua siç ndodhi me kolegun e tij të një kahu tjetër politik, Xhelal Mziun e Kamzës.
Sfida e tatimeve
Tatimet shqiptare, në tërësi i gjithë sistemi fiskal shqiptar,sidomos për të hyrat buxhetore, sot ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Ai mbështetet në tri anije para-mbledhëse për Buxhetin e Shtetit: tatimet, doganat dhe lojrat e fatit, që për këto vitet e fundit patën për “kapitenë” ... tre mësues. Kjo, në një kohë kur strukturat fiskale të çdo shteti janë ndër institucionet më të specializuara të tij (nuk bëhet shaka me fondet publike që duhet të mblidhen për t’ju shërbyer qytetarëve).
Bretkoca e Markovit dhe situata në PD
Andrei Markov lindi në vitin 1856 në Rusi. Që fëmijë, i pëlqente t’i shumëzonte gjërat, t’i përpjestonte, e pastaj t’i zbriste e në fund t’i mblidhte…Që kur ish adoleshent, zhytej në mendime të thella dhe pyeste veten “Matematika vallë, është shpikje, apo zbulim?!” Andrei dallonte prej bashkëmoshatarëve të tij, qëndronte larg tyre me shpresën se një ditë dikush do ta dallonte atë!