Arkiv-Op-Ed

Shqipëria e rëndësishme apo e madhe?

Postuar në 02 Shtator, 2012 05:27

Siç dihet, individë që në jetë ndërmarrin një rol të caktuar publik përcaktojnë edhe strategji të ndryshme veprimi, për rrjedhojë ndjekin rrugë jo të njëjta. Ata që turren me shumicë për të kaluar me të njëjtën mënyrë e në të njëjtin shteg, për shembull si në të lakmuarën politikë, doemos do të përplasen me njëri-tjetrin, do të shtyhen, shkelen, shahen, kapen prej fyti…

Teshtimë prej kokëpalari

Postuar në 02 Shtator, 2012 03:07

Ftohma njeriun e kap me kollë e me teshtima, e këto janë të bezdisshme, të zhurmshme, mund t’ia ngjisin virusin të tjerëve, ndaj kërkush s’ka qejf të rrijë gjatë me kë teshtin a kollitet. I sëmuri, fillimisht synon ta zgjidhë problemin me vetveten. Për të mos vënë në siklet të tjerët, ja rri në shtëpi e izolohet, ja përpiqet ta zbusë kollën me ndonjë shurup a çaj të nxehtë, ndërsa teshtimat i mbyt duke zhytur hundët në shami e duke bërë lloj-lloj marifetesh (duke mbajtur frymën, duke pickuar majën e hundës e të tjera gjëra qesharake, si këto).

Histeria (e përsëritur) e pseudopatriotizmit

Postuar në 01 Shtator, 2012 09:11

Shtysë për të shkruar këto rreshta u bë i riu i talentuar, shqiptari me origjinë nga Kosova, futbollisti i kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri. Poeti nga Kosova z. Prend Buzhala kishte sjellë në facebook fotografinë e lojtarit të ri të Zvicrës që kishte pikturuar flamurin zviceran në trup, mbi zemër, të shoqëruar edhe me këto fjalë: Kur Atdheu nuk të integron, atëherë vlerat integruese sportive shfaqen

Salbania

Postuar në 31 Gusht, 2012 08:57

Dallimi thelbësor mes diktaturës nga njëra anë dhe demokracisë liberale apo edhe kushtetuese në anën tjetër, është ndarja dhe baraspeshimi i pushteteve. Diktaturat janë sundim i shtetit nga një parti me anë të përqendrimit të të gjithë pushteteve në duart e liderit të saj që mund të jetë kryeministër, president ose që mund të mos mbajë asnjë post qeveritar. Në diktatura nuk qeveriset, po sundohet. Në demokracinë liberale pushtetet janë realisht të ndara dhe baraspeshojnë e kontrollojnë reciprokisht njëri-tjetrin, duke pasur si arbitër Kushtetutën, ligjin, drejtësinë.

Libri që duam dhe teknologjia që “na merr mendtë”

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:20

Kënaqësia e një libri të shtypur që merret në dorë, lexohet, shfletohet, nuhatet, vendoset në bibliotekë apo te koka e krevatit, sigurisht që është diçka e veçantë. Historia e njerëzimit me librin e shtypur është një histori e gjatë dhe sigurisht vështirësisht e zëvendësueshme, të paktën jo menjëherë. Nënvizimi i një libri, kthimi i një flete për ta rifilluar aty ku e le, kontakti pothuajse ndjesor që krijohet me librin e shtypur, janë tashmë pjesë e kulturës sonë të thellë edhe në botën më të përparuar.

Turist në vendin tënd

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:35

Ndërkohë që në televizorin e kafenesë ku unë dhe një miku im ishim ulur për t’i bishtnuar vapës aspak natyrore të Tiranës, Berisha po shfrytëzonte rastin për të trumbetuar sukseset shumëmilionëshe të turizmit. Ky miku im, si për t’i prishur qejfin Kryeministrit, më tregoi një histori që pak a shumë shkonte kështu:

Kur Meta flet kundër Berishës

Postuar në 26 Gusht, 2012 01:19

Ndërsa Berisha zyrtarizonte nismën e referendumit për imunitetet, Meta kërkonte një zgjidhje të shpejtë brenda shtatorit. Një kundërshti që paralajmëron, ashtu
siç pritej, një sezon interesant deri në zgjedhje. Në sfondin e takimit të Tetovës Rama-Meta, qëndrimet kontradiktore të liderëve të maxhorancës krijojnë iluzione të reja tek e majta. Është e vështirë të besohet se kryetari i LSI-së preferon Ramën përpara Berishës, por llogaritë elektorale mund ta çojnë gomonen e kuqe të Metës sa në një breg në tjetrin.

Lufta e ftohtë e mass-medias

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:16

Një luftë informacioni ka shpërthyer në gjithë botën. Fushëbetejat janë vizatuar ndërmjet atyre qeverive që e shohin rrjedhjen e lirë të informacionit dhe aftësinë për të pasur qasje në të, si një çështje të të drejtave fondamentale njerëzore dhe atyre që e shohin kontrollin zyrtar mbi informatën si një prerogativë thelbësore sovrane. Lufta po zhvillohet në mënyrë institucionale në organizatat si Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe në mënyrë të përditshme në shtetet si Siria.

Kur qytetarët nuk janë më “të parët”

Postuar në 24 Gusht, 2012 10:39

Një shtet nuk e përbëjnë vetëm kushtetuta, ligjet e shkruara, ndërtesat publike, policia apo burgjet. Këto i ka çdo shtet, edhe ai më demokratik, edhe ai më diktatorial, edhe më I pasuri, edhe më I varfëri. Diferenca midis shteteve është thellësisht diferencë në standardet e sjelljes ndaj qytetarëve, ndaj lirive civile dhe përgjegjësive publike. Shqipëria hyn në ato modele ku hendeku midis pushtetit dhe qytetarit mbetet i madh, aq sa edhe hendeku midis modelit tonë demokratik dhe atij perëndimor.

Heshtja kyçe për pyetjen kyçe

Postuar në 23 Gusht, 2012 03:24

Ka një përceptim barazimi apo diference të ngushtë midis opozitës dhe qeverisë në vitin e shtatë të kësaj të fundit. Shqetësimi për këtë ndihej edhe në intervistën e fundit të kryetarit të PS-së Edi Rama në të përditshmen “Shekulli”.
Personalisht vazhdoj të kem përshtypjen se opozita në terësinë e saj është dukshëm përpara . Gjithsesi nuk është
qëllimi im në këtë shkrim të replikoj me perceptime. Për dreq nuk kemi sondazhe të besueshme që të shpëtojmë njëherë

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed