Arkiv-Op-Ed

Një zgjidhje për 6 gushtin

Postuar në 03 Gusht, 2012 13:01

Me afrimin e datës 6 gusht, Kryeministri Berisha e ka shtuar presionin propagandistik në një të ashtuquajtur betejë të re politike në lidhje me çështjen e imuniteteve. Tezat që formulohen me zanafillë idetë e tij për propagandën, synojnë në mënyrë krejt sizifiane të mbushin mendjen e opinionit publik se vetëm opozita ka synim të ruajë imunitetet për ca deputetë miliarderë. Një objektiv propagandistik që ngjan i tretshëm për mendjen e atyre që mendojnë shkurt mes popullit të thjeshtë.

Leku si valutë e dytë në Kosovë?

Postuar në 02 Gusht, 2012 06:48

Asnjë valutë nuk është e ndaluar në Kosovë. Pagesat mund të bëhen me lekë, dollarë, lira, lireta, dinarë… Krejt kjo varet se cilën valutë pranojnë palët në transaksion. Madje, në listën zyrtare të kursit valutor të Bankës Qendrore të Kosovës, në mesin e tridhjetë valutave të tjera është edhe leku.

Leku si valutë e dytë në Kosovë?

Postuar në 02 Gusht, 2012 06:46

Asnjë valutë nuk është e ndaluar në Kosovë. Pagesat mund të bëhen me lekë, dollarë, lira, lireta, dinarë… Krejt kjo varet se cilën valutë pranojnë palët në transaksion. Madje, në listën zyrtare të kursit valutor të Bankës Qendrore të Kosovës, në mesin e tridhjetë valutave të tjera është edhe leku.

Vigjilencë për negociatat mbi kufijtë detarë

Postuar në 01 Gusht, 2012 07:08

Kryelajmi i ditës së djeshme ishte, pa dyshim, ai mbi negociatat sekrete të dy kryeministrave, Berisha e Samaras, dhe ekipeve respektive, për përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive midis Shqipërisë dhe Greqisë, që sipas njoftimeve, të cilat ngjajnë të besueshme, po punojnë intensivisht. Në thelb të këtij njoftimi është mundësia e shkëmbimit të një marrëveshjeje detare sërish në favor të Greqisë (me gjithë retushimet), me votën pro të Greqisë që TAP, Gazsjellësi Trans-Adriatik, të kalojë nga Shqipëria.

Lidhja kineze e Shqipërisë

Postuar në 31 Korrik, 2012 12:04

Kina është përgatitur të rihyjë në Shqipëri, vetëm se kësaj here jo nëpërmjet një aleance ideologjike komuniste si në vitet 1960, por me investime ekonomike dhe premtime financiare. Ndërsa Kina zgjeron praninë e saj evropiane, Tirana ka nevojë të jetë e ndërgjegjshme se i dikurshmi ‘vëlla i madh’ ka për qëllim ta përdorë Shqipërinë në përfitim të interesave të tij strategjike dhe financiare pa kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e vendit.

Janusz Bugajski

Postuar në 31 Korrik, 2012 12:02

Kurvat krihen e Stambolli digjet

Postuar në 30 Korrik, 2012 05:23

Fjala, ose thënë edhe më mirë, shprehja më e butë që do të mund të përdorej do të duhej të ishte: bizare. Një debat më inatçor dhe irracional, primitiv dhe të shpifur rreth prapaskenave të zgjedhjes së, njëherë presidentit e më vonë edhe presidentes së Kosovës, kaherë s’e kemi përjetuar.

Rekordet e notit dhe rekordet krimit!

Postuar në 29 Korrik, 2012 14:00

Muaji Korrik shënoi sërish rekorde, që nisin nga ato më qesharaket për rekorde noti të Kryeministrit Berisha, tek ato më seriozet që i përkasin rritjes së nivelit të vdekshmërisë nga aksidentet automobilistike dhe vrasjeve me dashje a paramendim, për gjakmarrje a hakmarrje.

Është e pamundur të hapësh televizorin e të mos shikosh menjëherë me titra një lajm “flash” për humbje jetësh njerëzore. Janë bërë kaq monotone këto lajme duke u futur dhunshëm në të përditshmen e gjithsecilit, saqë kanë filluar të mos bëjnë më as përshtypje, biles e kundërta e saj do sillte habi.

Përse nuk (mund të) mbajmë përgjegjësi morale

Postuar në 28 Korrik, 2012 06:32

Dy ministra francezë kanë reaguar të alarmuar ndaj shumës stratosferike që klubi Paris Saint Germaine i ka ofruar futbollistit suedez Ibrahimoviç, i cili do të paguhet me 16 milionë euro në sezon, ose 90 herë më shumë se presidenti i Francës. Ministrat kanë folur për krizën globale dhe shpenzimet e pafre të futbollit. Një temë e tillë vetëm sa u cek në Shqipëri, por pa u bërë pjesë e debatit të madh, kur një ‘denoncoi’ rrogën 60 mijë euro në muaj të shefit të CEZ-it.

Precedent me pasoja të dëmshme

Postuar në 27 Korrik, 2012 05:25

Para disa ditëve u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u shpall më 19 Korrik 2012. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Presidenti i Republikës që kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit Nr. 106 datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë. Presidenti i kërkonte Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e konfliktit të kompetencës ndërmejt Institucionit të Presidentit dhe të Kuvendit të Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed