Arkiv-Op-Ed
Putini dhe Siria
Prej disa muajsh, politkëbërësit perëndimorë e kanë munduar trurin e tyre për të gjetur se çfarë interesash strategjikë e kanë bërë Rusinë aq të përkushtuar në mbështetjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, lider i cili, i ballafaquar me kryengritjen popullore, duket se është në rrugën e tij për t’u tërhequr.
Kjo është pyetje e kuptueshme, por me gjasë e gabuar. Vendimet rrjedhin nga presidenti Vlladimir Putin, karriera e të cilit e ka lënë atë gjerësisht dyshues, si për revolucionet, ashtu edhe për ndërhyrjen perëndimore.
A ka faj opozita?
Edi Rama kohët e fundit është angazhuar me disa shkrime apo prononcime, nëpërmjet të cilave kërkon të provojë falsitetin e akuzës së maxhorancës se përgjegjësia për mosarritjet e Shqipërisë, përsa i përket integrimit në Europë, dhe më konkretisht njohjes së statusit të vendit kandidat, është e opozitës.
Sipas meje, meriton të bëhet një debat i rëndësishëm mbi shqetësimin që ngrihet nëse ka apo nuk ka faj opozita për çka po ndodh në këtë vend.
Kur Wolfarth-i lan duart si Pilati
Kur Pontius Pilati, prefekti romak i krahinës së Judesë, toleroi kryqëzimin e Krishtit, i lau duart duke thënë se ishin vetë izraelitët që e kishin marrë atë vendim. Të njëjtën gjë po bën edhe Eugen Wollfarth-i, “prefekti” i OSBE-së në Tiranë. Po lan duart, për 20 vjet mungesë zgjedhjesh të lira, duke ua hedhur fajin shqiptarëve. “Nuk janë të huajt që duhet të drejtojnë një vend të pavarur, janë qytetarët e këtij vendi që drejtojnë këtë vend. Askush nga ODIHR-i nuk do të vijë këtu për të dhënë udhëzime apo për të imponuar zgjidhje. Kjo është thjesht një ofertë.
KQZ-ja që nuk na habit
Prej vitesh jemi mësuar ta paragjykojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin ku vullneti popullor deformohet më shumë sesa respektohet. Gjatë zgjedhjeve kemi parë KQZ-në të marrë tiparet e një cirku, ku nëpërmjet prestigjatorëve dhe akrobacive juridike votat shfaqen dhe zhduken nëpër kutitë magjike. Kemi parë se si KQZ dhe kryetari i saj aktual kanë fituar tashmë dashurinë dhe respektin e liderit dhe militantëve të Partisë Demokratike. Dhe jo pa arsye magjia e tyre elektorale shpesh ka qenë heroike, duke prodhuar shumica që fatkeqësisht elektorati nuk i kish prodhuar dot.
Po Dom Nikollë Kaçorrin, zotërinj?
Komiteti shtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, në një mbledhje të para dy ditëve (me dyer të hapura) ka piketuar në hartën e qendrës së kryeqytetit vendet ku do të ngrihen një radhë monumentesh, të cilat do të shënojnë shekullin e mëvetësisë së shqiptarëve. Monumenti i Pavarësisë do të vendoset në Parkun Rinia, diku në krah të Ministrisë së Mbrojtjes. Shtatorja e Mbretit Zog, diku në krye të Bulevardit që mban të njëjtin emër. Shtatorja e Hasan Prishtinës, në sheshin “Paris”, ndërmjet rrugës “Mine Peza” dhe Rrugës së Durrësit.
A është kursimi zgjidhje për krizën?
Para më tepër se katër vjet, pasi filloi kriza financiare, ekonomitë më të avancuara kryesore botërore mbeten thellësisht në depresion, në një skenë që në masë të madhe i përkujton vitet '30. Shkaku është i thjeshtë: ne mbështetemi në të njëjtat ide që kanë qeverisur politikën gjatë asaj dekade. Këto ide, që për një kohë të gjatë ishin hedhur poshtë, përfshinin gabime të thella për shkaqet e krizës, natyrën e saj dhe për përgjigjet përkatëse. Këto ide kanë zënë rrënjë në ndërgjegjen publike. Ndaj sot flitet masivisht për "kursime të zgjeruara" në shumë vende.
Kronikë nga KQZ-ja
Gjatë 27 dhe 28 qershorit, si pjesëtar i grupit nismëtar të kërkesës për referendum kundër importimit të plehrave, mora pjesë në seancat e hapura të KQZ-së, që do të vendosnin për pranimin apo mospranimin e kërkesës sonë. Ishte hera e parë që e prekja nga afër këtë ambient. Herë të tjera e kam ndjekur nëpërmjet ekranit dhe ju siguroj se ka mjaft ndryshim.
Dështimi përballë regjimit
Siç është bërë e ditur, KQZ, organi kompetent për të shqyrtuar ligjshmërinë e referendumeve, dhe jo kushtetutshmërinë e tyre, i dha të drejtë Aleancës qytetare për referendumin kundër plehrave, por e shtyu shumë në kohë mbajtjen e tij. Për të kuptuar më mirë mesazhet që vijnë prej kësaj ngjarjeje, duhet përmendur dhe një detaj tjetër. Ai që imponoi shqyrtimin me shpejtësi të kësaj çështjeje, ishte ambasadori amerikan Arvizu, në kuadër të promovimit të një lëvizjeje tjetër të shoqërisë civile “Vepro tani!”.
Policia e kujtesës
Togfjalëshi i përdorur në titullin e këtij shkrimi është marrë nga një ese e publicistit polak me famë botërore, Adam Michnik.
Elektoralizmi i Kryeministrit
Lexova me vëmendje intervistën e deputetit demokrat Mark Marku. Brenda respektit për integritetin e personit dhe të mendimeve të tij, të cilin e perceptoj pro një PD-je edhe më të fortë, edhe më elektorale, edhe më demokratike, ngritën krye disa perceptime të tjera, të kahershme dhe më të reja në llojin e tyre. Këto perceptime lidhen me liderin absolut të kësaj partie, Sali Berishën.