Arkiv-Op-Ed

PD, PS, LSI dhe Presidenti!

Postuar në 15 Qershor, 2012 05:43

Shqipëria ka sot dy presidentë! Bujar Nishani, Presidenti i zgjedhur, gëzon të gjitha të drejtat që ka edhe paraardhësi i tij, Presidenti në detyrë, Bamir Topi. Ai pritet të ulet në karrigen nr. 1 të shtetit në datën 24 korrik, por telenovela ka marrë fund që në fillimjavë. Dhe ka marrë fund, ashtu siç pritej dhe siç duhej të ndodhte realisht, me një President politik. Eksperimenti me Drejtësinë apo shoqërinë civile dështoi, edhe pse, si zoti Zaganjori, ashtu edhe zoti Hoxha, qenë kandidatë dinjitozë, që do ta nderonin këtë vend nëse uleshin në zyrën e kreut të qeverisë.

Rama-Meta, fundi i historisë?!

Postuar në 14 Qershor, 2012 05:04

Pati deklaruar se nuk do të votojë një president të dalë vetëm nga votat e mazhorancës. Pati deklaruar gjithashtu se nuk do të votonte as edhe një president të zgjedhur mes figurave drejtuese të PD. Siç ka ndodhur edhe më parë, ka bërë pikërisht të kundërtën e asaj që ka premtuar. Fjala është për Ilir Metën, kryetarin pragmatist të LSI, i cili qe ndër të parët që u drejtua me hapin e tij të rëndë drejt presidentit të sapozgjedhur Bujar Nishani, për t’i shtrënguar dorën.

Dilema e burrit të shtetit dhe Haxhi Qamili

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:51

Një ditë pasi u zgjodh Presidenti është dita që të zgjidhet një dilemë jo thjesht mediatike, e shprehur në një shkrim të paradokohshëm mbi Berishën: Burrë shteti, apo politikan? Përballë inflacionit në përdorimin e termit “burrë shteti” në mjedisin shqiptar duhet gjetur referim dhe njëherë te fjalorët enciklopedikë. Në kuptimin e përgjithshëm, të jesh burrë shteti, d.m.th. të jesh dikushi që ka në dorë pushtetin ekzekutiv, legjislativ të një vendi, apo të kesh mundësi që të drejtosh ato.

“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar”

Postuar në 13 Qershor, 2012 04:10

Tashma pothuejse i gjithë vendi ynë ka marrë nji ngjyrë të vetme politike. Kudo ku ka vendimmarrje kemi nji parti, nji klan, nji fill të shumëfishtë interesash, kudo ku ka mundësi për përfitime të paligjshme e të ligjshme kemi të njejtat fytyra që puthen, ofrohen, përbetohen apo kërcënojnë me sms, telefonata, arrestime, shpifje, favore.
“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar” – shkruente Konica te Dielli me 27 maj 1924, e me sa duket ajo kalbsinë po na ndjek edhe në ketë 100-vjetor.

Loja e Metës në zgjedhjen e Presidentit

Postuar në 12 Qershor, 2012 06:27

Nëse i referohem një pamjeje televizive nga takimi i fundit të krerëve të partive parlamentare, për ditë të diel, më duhet të them që sjellja e z. Meta ishte një sjellje prej gaztori. Besoj se ju kujtohet se si zgërdhihej përpara kamerave, si për të treguar se ai është aq i madh, aq i rëndë, saqë përpara madhështisë së tij edhe ky akt solemn i zgjedhjes së kreut të shtetit shqiptar nuk meriton të trajtohet veçse si një komedi groteske. Sigurisht, z. Meta nuk është i vetmi ndër politikanët tanë që tallen me figurën e Presidentit të Republikës. Por ai është më konsistenti.

Keqkuptime për Arsimin e Lartë në Shqipëri

Postuar në 11 Qershor, 2012 11:08

Diskutimi nëse gjenden sot universitete të shu-mta joshtetërore (private) nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit. Ky rajon, në fakt, ka prodhuar një boom universitetesh të reja shtetërore dhe joshtetërore, veçanërisht gjatë dekadës së fundit.  Kështu ka ndodhur në Maqedoni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë (madje kjo e fundit më shumë se dy të parët sa u takon universiteteve shtetërore, edhe mbi baza kantonale apo të entiteteve), Kosovë etj..

Nano, kandidati dysheme-tavan

Postuar në 10 Qershor, 2012 05:44

Mirë shqiptarët, po ambasadorit amerikan Arvizu çfarë i thotë mendja? Kjo ishte pyetja e parë që më erdhi në mendje duke parë se brenda disa ditësh, ambasadori Arvizu paska takuar dy herë Nanon – çka nuk mund të mos e interpretoja, bashkë me shumë të tjerë, si mbështetje për kandidimin e Nanos President. A e ka idenë Arvizu se ç’është bërë e se ç’bëhet në këtë vend? Nuk paska arkiva fare në Ambasadë, as specialistë në Departamentin e Shtetit për Shqipërinë? – qenë disa pyetje të dyta që më erdhën.

Zaganjori dhe Presidenti i Shqipërisë

Postuar në 09 Qershor, 2012 05:32

Xhezair Zaganjori dha dorëheqjen! Ajo që kishin paralajmëruar të gjithë ata që besonin se dalja jashtë politikës për President ishte një mëkat, ndodhi! Kandidati konsensual i maxhorancës, një njeri me integritet dhe CV brilante, bëri atë që do të bënte çdo njeri me formim si i tiji, por që s’mund ta bëjë në asnjë rast një kandidat për President: u thye nga presioni i medias dhe politikës.

Ngatërrim epokash

Postuar në 08 Qershor, 2012 08:29

Nuk di në e kini vënë re, por ka nja dy muaj që gati çdo javë policia po arreston njerëz për llogari të drejtësisë italiane. Diku një këshilltar bashkie, diku një biznesmen, diku një grua biznesmeni, pastaj kryetarë komune, e të tjerë të kësaj sëre. Ajo që marrim vesh, është se të gjithë këta qenkëshin të dënuar në Itali për vepra penale nga më të ndryshmet dhe tani, falë procedurave të ekstradimit, Italia po i kërkon t’ia çojmë në tepsi për të bërë burgun atje.

Letra e hapur dhe Fatos Nano si trashëgimi politike

Postuar në 07 Qershor, 2012 05:05

Sa herë që emri i Fatos Nanos është përmendur si kandidat për President, pothuajse askujt nuk i ka shpëtuar edhe cilësori ‘i vetëofruar’. Pandërgjegjshëm ndoshta, megjithatë ilustrimi i kandidaturës së tij si të tillë, të vetëofruar, ka qenë edhe njëfarë stigme ndaj aktit vetmitar. Në një plan personal dhe njerëzor, fakti se ish-kryeministri i Shqipërisë, ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe lideri historik i së majtës, mbetej brenda shtrëngimit të vetëofertës, pa u parë të paktën nga krahu i tij si Oferta, flet më shumë për të majtën shqiptare sesa për vetë z. Nano.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed