Arkiv-Op-Ed
Konsensusi si provë finale
Janë orë të ethshme në Tiranë. Terreni magmatik i politikës shqiptare asht i gjithi në lëvizje. U duk se Meta do ta mbante fjalën për nji president konsensual, pse tue ba nji gja të tillë do të ndikonte sadopak te BE-ja që të harroheshin mëkatet e tij.
Në anën tjetër nji president i zgjedhun me konsensus do të ndikonte padyshim te marrja e statusit të vendit kandidat si edhe në vetë vizionin (negativ) që kanë krijue europianët për ne.
Ndoshta Meta nuk do ta mbajë fjalën, por në ketë rast do të përballet me siguri me nji kosto politike jo të vogël.
Kritika e kritikës dhe patologjia e pushtetit pa mbarim
Gazeta e qeverisë “RD” ka lëshuar një tjetër sulm kundër gazetarëve kritikë ndaj qeverisë duke thelluar brazdën e zhanrit të kritikës së kritikës, tipik për pushtetet antiliri. E keqja është se artikullshkruesi, një gazetar, i shërben pushtetit duke akuzuar kolegët e tij kritikë të qeverisë se i shërbejnë opozitës. Por ai ka denoncuar diçka që është evidente dhe pra, që s’ka nevojë të denoncohet. Sepse që kritika e një gazetari ndaj qeverisë çon ujë në mullirin e opozitës nuk kërkon kalem.
Krizë kushtetuese e re?!
Sot Parlamenti shqiptar do të votojë për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Sipas Kushtetutës, kandidati i nominuar për kryetar shteti zgjidhet në raundin e dytë dhe të tretë, që kanë mbetur pa u konsumuar, kur të marrë tre të pestat e të gjithë trupës parlamentare. Nuk dimë në momentin e dhënë nëse do të jetë zoti Xhezair Zaganjori që do të marrë numrin e firmave për t’u konsideruar kandidat zyrtar, por me shumë gjasa ai mund të jetë sot kandidat i shumicës.
Faleminderit Zaganjori, por President do jetë Fatos Nano
Faleminderit ambasadorit të SHBA, Aleksandër Arvizu, apo arvizuterapisë, ambasadorit të BE, Etore Sekui, si edhe ambasadorit të OSBE, Eugen Volfarth, apo trojkaterapisë, më në fund procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duket sikur ka hapur mundësitë për të hyrë në rrugë të mbarë. Sikurse ata thanë dhe Edi Rama e përsëriti: Kriza po shndërrohet në shans për ripërtëritje.
Të burgosur nga politika
Dje ishte 1 qershori, dita zyrtare e fëmijëve, - dita kur shoqëria kthen sytë dhe vëmendjen nga problemet e shumta me të cilat përballen fëmijët, kushtet e jetesës, edukimit, shëndetit dhe përkujdesjes familjare të tyre. Në Tiranë dhe në qytetet tona kryesore u organizuan disa dhjetëra aktivitete „fëmijësh“, me një ndryshim nga praktika evropiane: ato nuk ishin për fëmijët, por shumica e tyre u inskenuan nga politika me përdorimin e fëmijëve si fasadë.
Mbajeni festën për vete!
Brenda pak ditësh, dy individë të zakonshëm nga Kosova fituan vlera përfaqësuese të jashtëzakonshme për të gjithë ata që quhen shqiptarë. Njëra, këngëtarja e shquar Rona Nishliu, i shpërfaqi madje globalisht këto vlera, duke fituar një vend të epërm në klasifikimin muzikor të Eurovizionit dhe duke merituar komente të shkëlqyera në mediat më të rëndësishme të botës. Menjëherë pranë saj, jo thjesht për ta falënderuar, u shfaq përfaqësuesi kryesor i politikës shqiptare, Kryeministri Berisha.
Presidenti dhe llogaritë 2013 (Analiza)
Në Romën e lashtë ka patur një ligj: Aktiviteti politik nuk mund të kryhej në rast se dielli kishte perënduar. Një sistem i tërë burokratësh qe krijuar për të “matur”, vëzhguar e garantuar se dielli qe ende duke ndriçuar, pra politikanët mund të vijonin zënkat e tyre, apo pati perënduar dhe aktiviteti politik zyrtar duhej të ndërpritej.
Të gjithë e kanë një plan; përveç Ramës
Pritet dështimi i raundit të parë. Edhe nëse do të ketë një kandidat, nuk do të ketë 84 vota. Kur u caktua 30 maji si datë e e votimit të parë, proçesi për gjetjen e presidentit, ishte zhvilluar pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, ndaj vendimi unanim i kryesisë së Kuvendit u duk i nxituar. Berisha zgjodhi ta niste garën për zgjedhjen e presidentit në datën zyrtare megjithëse ishte i fundit. Nano, Rama, Meta, Dule, Mediu dhe Idrizi kishin bërë disa takime, ndërsa Berisha vetëm një përcjellje për Nanon.
Presidenti që do çuditet edhe vetë
Do jetë një president (ose presidente) i çuditshëm ky që pritet të zgjidhet që nga nesër e tutje. Më e para nga të gjitha do të jetë i befasuar dhe pyetja e parë që do t’i bëjë vetes do jetë me siguri: Po mua më gjetën xhanëm?
Gazetaria dhe universitetet private
Para disa ditësh, Henri Çili, i cili, me sa di unë, përveçse gazetar analist, është pronar kryesor dhe menaxher i Universitetit Europian të Tiranës, pronar i gazetës “Mapo” dhe revistës “Mapo”, i shtëpisë botuese “Mapo” (nuk marr përsipër të di të gjitha funksionet e Çilit, por thonë se ka edhe disa funksione të tjera si këshilltar në shtet dhe në shoqërinë civile), botoi në gazetën e tij “Mapo” një letër të hapur me të cilën i drejtonte publikut, por në mënyrë të veçantë disa emrave të mediave, shqetësimin për “linçimin” e padrejtë, sipas tij, të të gjitha universiteteve private, ngase i