Arkiv-Op-Ed

Homoseksualiteti, zgjedhje individuale apo destino gjenetike?

Postuar në 28 Maj, 2012 06:42

"Marrëdhëniet e mia me tim atë janë shuar që në gjimnaz. Babai më përçmonte për një gjë që nuk varej nga unë, por nga dikush tjetër”. Këto fjalë të Platinette tek A-Show i Adi Krastës, më duket se i dëgjoj ende sot kur reagime, nga më të ndryshmet, shpesh bazuar në përshtypje individuale apo kushtëzuar nga ambienti ku jetojmë, vijnë ashpër e pa asnjë bazë shkencore në shtyp apo studio të ndryshme televizive.

Një jopublik i kryqëzuar

Postuar në 28 Maj, 2012 03:30

Lajmi për heqjen e licencës për një vit universitetit “Kristal” nuk kishte si të mos kalonte me bujë jashtë e brenda universitetit, por edhe jashtë e brenda Shqipërisë. Në momentin që vendimi i Ministrisë së Arsimit ishte bërë publik, rastësisht isha në Itali në një konferencë ndërkombëtare të turizmit dhe nuk mund ta hiqnim nga biseda edhe këtë temë mes kolegësh gazetarë. Kur ia transmetova këtë vendim një kolegu nga shteti fqinj, më bëri përshtypje se ai nuk shprehu habi.

Pse spitali privat është i preferuar dhe një Universitet Privat jo???

Postuar në 27 Maj, 2012 04:39

Njësoj siç është e justifikuar nga ana e pacientit pagesa e mjekut të spitalit privat ose e kopshtit, shkollës fillore e të mesme me kushte shumë më të mira, njëlloj duhet të justifikohet dhe arsimimi i fëmijëve në një Universitet Privat. Po marrim këta shembuj se lidhen me shërbime të ngjashme, që konsumatori shqiptar është mësuar t’i ketë falas, por që në kohën tonë po i përkrah dhe frekuenton. Nuk kemi dëgjuar njeri të thotë sa shumë kopshte private ka, ose sa shumë spitale private po hapen.

Si të shkruhet historia?

Postuar në 26 Maj, 2012 04:42

Gjithë kombet që kanë pasur fatkeqësinë komuniste kanë përjetuar edhe versionin komunist të të shkruarit dhe të mësuarit të historisë. Me të dalë nga komunizmi këto kombe iu kthyen versionit paraprak të të shkruarit dhe të të mësuarit të historisë.

Problemi me historinë te shqiptarët është shumë më i rëndë. Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore. Historiografia pas Luftës së Dytë Botërore u shkrua nga komunistët sipas modelit sovjetik. Edhe në Kosovë u importua kjo lloj historiografie.

Ka vetëm një rrugë: Rrëzojeni!

Postuar në 25 Maj, 2012 04:38

Gati dy muaj më parë, kur entuziastët e reformës zgjedhore ishin shtuar dhe dukej se ajo po ecte në drejtimin e duhur, pata shkruar në një editorial të gazetës Tema se Sali Berisha nuk e miraton reformën zgjedhore para zgjedhjes së presidentit. Arsyeja është e thjeshtë. Me një reformë të kompletuar zgjedhore, kundërshtarët e tij janë më të gatshëm ta çojnë vendin në zgjedhje dhe më të sigurt për ndershmërinë e tyre. Me një reformë të paralizuar, faktori vendimtar i shumicës së sotme, Ilir Meta, do të vazhdojë të mbetet ende i zemëruar, por jo i vendosur kundër Berishës.

Pendim pas vdekjes

Postuar në 24 Maj, 2012 04:36

Pse ka një si pendim, një si brerje ndërgjegjeje në masën e madhe të njerëzve, mu sikur t’i kishim dhënë të gjithë një dorë autobuzit të fatziut Pëllumb Çela? Pse ky lëmsh në grykë, kjo hidhësi e përgjithshme dhe këto lotë të valë deri në fytyrat që kujtonim se nuk do të njomeshin më kurrë? Ishin shumë të reja, shumë të bukura dhe shumë të pambrojtura studentet që vdiqwn në humnerë. Nga lamtumira e tyre tepër e parakohshme, nga lamtumira e tyre përfundimtare pa tungjatjeta në këtë jetë, pamë të zbulohej fytyra e çiltër e Shqipërisë së thellë, e asaj hallemadhes, që nuk jepet.

Cili Berishë do të triumfojë: ai që e pohon, apo ai që tejkalon vetveten

Postuar në 23 Maj, 2012 05:33

Nesër fillojnë zyrtarisht negociatat për presidentin. Një ditë me rëndësi për jetën politike, por përsëri një ditë e zakonshme për jetën e një demokracie. Një ditë e jashtëzakonshme për protagonistin kryesor të kësaj ngjarjeje: Kryeministrin dhe liderin e shumicës që qeveris vendin, Sali Berishën. Ka të paktën disa arsye pse ky i fundit është para një prove historike duke filluar nga nesër dhe në vijim, në këtë proces të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Serbia heq makiazhin

Postuar në 22 Maj, 2012 04:09

Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati shumë.

Drejt presidentit përbashkues

Postuar në 21 Maj, 2012 05:06

Ndërkohë që Kryeministri Berisha i ka shtyrë të gjitha lëvizjet konkrete për kreun e shtetit pas kthimit nga Çikago, ambasadori amerikan Arvizu nuk ka përtuar t’u bëjë nga një koment të detajuar më shumë se një duzine kandidatësh presidencialë, të rreshtuar në emisionin e Arian Çanit. Megjithëse vetë Arvizu u kujdes që ta kamuflonte mendimin e tij për personat e afishuar, duke u ndalur në batuta apo duke u rrëshqitur përgjigjeve, ka qenë e mundur të konfirmojmë edhe një herë identikitin e kreut të shtetit, ashtu siç do ta donin ndërkombëtarët.

Shqipëria, shkëmb graniti

Postuar në 20 Maj, 2012 05:22

Togfjalëshi “modeli ynë”, “modeli i qeverisë sonë”, “modeli shqiptar” ka nisur të përdoret gjithnjë e më shumë nga Kryeministri Berisha, qoftë ndër daljet publike, qoftë ndër mbledhje qeverie, brenda apo jashtë vendit. Nëse nuk gabohemi, termi model nënkupton shembull, pra një vijë, një taktikë, një politikë që duhet ndjekur edhe nga të tjerët nëse duan të jenë kaq mirë sa jemi ne. Berisha nuk e fsheh mburrjen përballë fqinjëve. Ndërsa Italia dhe, shumë herë më shumë Greqia janë duke lënguar nën kthetrat e një krize të paparë ekonomike, Shqipëria po mbahet ende në këmbë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed