Pse spitali privat është i preferuar dhe një Universitet Privat jo???
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Njësoj siç është e justifikuar nga ana e pacientit pagesa e mjekut të spitalit privat ose e kopshtit, shkollës fillore e të mesme me kushte shumë më të mira, njëlloj duhet të justifikohet dhe arsimimi i fëmijëve në një Universitet Privat. Po marrim këta shembuj se lidhen me shërbime të ngjashme, që konsumatori shqiptar është mësuar t’i ketë falas, por që në kohën tonë po i përkrah dhe frekuenton. Nuk kemi dëgjuar njeri të thotë sa shumë kopshte private ka, ose sa shumë spitale private po hapen.
Universitetet private janë fenomeni më pozitiv që ka ndodhur në tetëvjeçarin e fundit. Në një vend si Shqipëria me të kaluar aq të mbyllur, zgjerimi i kulturës është kushti kryesor për zhvillim. Shqipëria pati një bum ekonomik i cili u prezantua me krijimin firmash të reja që kanë nevojë për njerëz të rinj. U bë tranzicioni i sistemeve nga një sistem i ngrirë totalitar në një vend të lirë demokratik. Kjo duhet pasqyruar dhe në kulturë. Nuk mund të ecej me një Universitet Shtetëror që ende vazhdon të ketë praktika të vjetra. Zhvillimi kërkon seleksionim dhe ky nuk mund të arrihet me pak Institucione të përfaqësuara nga tregu shtetëror. Ëndërrojmë të hyjmë në Europë dhe kjo kërkon përqindje të lartë të popullsisë me shkollë të lartë. E ku mund të jetë vend më i mirë për të edukuar të rinjtë sesa Universitete me pedagogë të shkëlqyer si nga ana profesionale, por edhe njerëzore, që përdorin programe dhe tekste nga më të mirat në botë dhe mësimi zhvillohet në ambiente moderne të universiteteve private. Do të përmendnim shembullin e dy studentëve të shkëlqyer në degën Informatikë Ekonomike e që shprehen kështu: “Këtu po mësojmë gjëra reale që na ndihmojnë shumë në punën tonë dhe mësimi zhvillohet në ambiente moderne”.
Është fakt që ne personalisht në Departamentin tonë (Informatikë Matematike dhe Statistikë) nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga ana e studentëve për vlerësimin e tyre. Kjo tregon krijimin e një mentaliteti krejt të ri, për dy arsye. Përkushtimi i pedagogut, gjë që e bën studentin të mendojë se s’ka mënyrë tjetër për të kaluar veç punës së tij, dhe e dyta shpjegimit të saktë dhe të qartë të lëndës, që e bën të asimilueshme lëndën, gjë që bën të mundur kalimin pa ndërhyrje. Sigurisht ka vend për përmirësime, por dhe kjo gjë stimulohet më shumë se kudo në Universitetin Privat, se ky përmirësim lidhet direkt me interesin e Universitetit për të tërhequr sa më shumë studentë.
Kushdo që shprehet kundër edukimit privat, shpreh ngushtësinë e mentalitetit dhe vizionit të tij.
Shembujt e arsimit të lartë në botën e përparuar janë të shumtë dhe motori i zhvillimit të këtij sektori si dhe në sektorët e tjerë do të jetë privatizmi.
Fenomenet negative që ndodhin nuk duhet të na zmbrapsin nga një ndërmarrje e tillë. Progresi bën seleksionimin e vet.
*Pedagoge të UET-it
Comments
krahasim pa lidhje...
<p>krahasim pa lidhje...</p>
Pergjigje per pyetjen e
<p>Pergjigje per pyetjen e shtruar ne titullin e shkrimit: Se ne spital vete, dhe o shpeton o shkon per lesh, dhe kete e merr vesh shpejt, ndersa ne universitetet private( nuk di nese mund te behen perjashtime), pervecse te duhet te harxhosh 5 vjet jete dhe 15000 euro, merr edhe semundjen e pasherueshme te mediokritetit te certifikuar me diplome, te paaftesise qe buron natyrshem nga nje sistem qe shperblen njelloj ate qe perpiqet dhe ate qe paguan per te mos lexuar, te korruptimit te te rinjve te cilet qe ne leksionin e pare mesojne qe cdo gje ne kete dynja mund te blihet e te shitet, perfshire edhe dijen. Besoj mjafton me kaq...</p>
Mire qe MAPO e boton kete
<p>Mire qe MAPO e boton kete palo-artikull pasi perkon me interesat e Henri Cilit (ne mos eshte i porositur prej tij), po RESPUBLICA c'ne me lazem ?</p>
Add new comment