Arkiv-Op-Ed
"Pak po më jep jeta ime/e tepër po lyp nga Unë"
Shkoi Ali Podrimja. Dhe do të kthehet prapë mes nesh, nesër, pasnesër, e do të na thotë: “Këtu isha, po s’më patë, të verbër”! Ali Podrimja i ka lënë shumë Kosovës – Kosova publike e pasvitit 1999, ndërkaq, për të dhe shumë mendimtarë të tjerë dhuratë të vetme kishte: mospërfilljen dhe nënçmimin
1.
Gjakmarrja si tragjikomedi
Kanuni i Lek Dukagjinit është ndër ato vepra që pati një shpërthim të furishëm në tregun e librit fi ll pas përmbysjes së diktaturës. Në mos gabohem, pati disa edicione. Ishte një kuriozitet si ndaj gjithë veprave të penguara të kohës së shkuar, apo shkonte përtej saj? A mund të kishte primitive, që duke e menduar demokracinë një të drejtë pa kufi, të besonin se kishte ardhur koha e kthimit në “traditë”, në administrimin me ligje tribale? Nuk dua ta besoj, por me ç’po dëgjojmë në këto vite tranzicioni dhe me ç’po ndodh, asgjë nuk mund të përjashtohet.
Poezia ishte arti, feja dhe ideologjia e Podrimjes
Lajmi për vdekjen e Ali Podrimes më gjeti në vendlindje, në Strugë, tek gjendem në pushime. Mu për këtë, duke qenë larg Prishtinës e Ulpianës, lagjes ku deri dje, në jo më shumë se dyqind metra largësi, jetonim bashkë, e përjetova rëndë këtë lajm. Nuk më vjen turp aspak të them se kur më njoftuan se në Francë, në afërsi të qytetit të Lodeve, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në manifestimin letrar “Zërat e Mesdheut” (Voix de Méditerranée), është gjendur trupi i tij i pajetë, qava. Gati dënesa midis Struge, në pikë të ditës. E ishte e shtunë, ditë pazari! “A qan burri?
Sëmundje presidenciale
Ndodh nganjëherë që populli gabon kur zgjedh drejtuesit e tij. Kërkon më të mirin, më të zotin, por zgjedh thjesht më të bukurin. Si në vitin 1921 për shembull, kur amerikanët zgjodhën presidentin më të keq në historinë e tyre, Warren G. Harding. Ishte më inkompetenti dhe më dembeli; nuk u artikulua as edhe një herë të vetme publikisht për problemet më të mprehta të kohës; më tepër se punën preferonte pokerin, golfin dhe femrat. Por dihet se pse u zgjodh! Ishte i gjatë, bukurosh dhe i hijshëm.
Krimi po bën 870 miliardë $ në vit
Krimi i organizuar ndërkombëtar e ka vlerën deri në 870 miliardë dollarë në vit, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara, në fillim të fushatës kundër tregut ilegal në çdo gjë: prej njerëzve e deri te armët, droga dhe llojet e rrezikuara të kafshëve.
A jemi në gjak me sistemin e drejtësisë?
Mark Shkreta u shtri, bashkë me të 71 vitet e jetës, në një pellg gjaku teksa mundohej t’i ikte gjakësit në një vijë gjaku që zgjatej, e përgjakur dhe duke thirrur për gjak nga Mamurrasi në Tiranë. Aty mbeti burri i moçëm, i vdekur jo siç i kish hije, as siç do kish dashur të vdiste, duke menduar ndoshta si mendim të fundit, se nuk e kish merituar as plumbin e hasmit e as fundin e tillë. Në Mamurras ndërkohë janë hapur dyert e mortit dhe askush nuk di e as mund të thotë, se ku mund të ndalet tashmë pika e gjakut e bërë pellg e me gjasë lumë.
Heshtja propagandistike
Hahaha! Kryeministri i Shqipërisë qenka udhëruar nga heshtja “rri ti, të flas unë”, me fjalë të tjera paska lënë heshtjen të flasë dhe vetë qenka tërhequr në meditim dhe paqe si në ato ashramet e Indisë, siç e kishte zakon Mahatma Gandi apo siç e bënin dhe e bëjnë herëpashere edhe politikanët europianë të erës moderne, Zhak Zhirak, përshembull kur ishte President i Francës.
Po qeshim me të madhe sepse askush në Shqipëri nuk e kishte vënë rë një gjë të tillë, askush nuk kishte konstatuar se kryeministrit po mbante heshtje shtypi. Veç kur e tha vetë në një konferencë me gazetarët.
Kombit që i takojmë
Veç tash kam nisur ta marr vesh sa shumë vendime të rëndësishme të jetës i kam zgjidhur pa i vënë në dyshim. E kam fjalën për religjionin, kombësinë, orientimin seksual, politikën, artin, filozofinë (të cilat, në mungesë të një emri më të mirë, po i quaj tipare kulturore). Në fakt, nuk është problem që e kam pranuar njërin ose tjetrin tipar kulturor, sa është problem fakti që as nuk kam ditur të vërej që këto në fakt janë dilema.
Vogëlsirat e partive të vogla
Stina e verës, po nxehet, e bashkë me të po nxehet dhe marrëdhënia e partive të vogla me kodin e ri zgjedhor. Në mënyrë të përditshme, kryetarët e partive të vogla, zënë ekranet e televizioneve duke deklaruar mbi padrejtësitë e panumërta që i bëhen, nga PS, PD, OSBE. Por sigurisht më e sulmuara është PS, kjo dhe për faktin që përgjithësisht në ambjentet e politikës ballkanike, të sulmosh partinë opozitare, është më e lehtë se atë që është në pushtet. Paradoksalisht dhe partitë që janë në koalicion me PD ja hedhin fajin PS, për mungesën e shanseve të barabarta!
Pro integrimit, kundër heqjes së imunitetit
Heqja e imuniteteve është një çështje që në periudha të ndryshme është kthyer e rikthyer në qendër të debateve politike. Si në teori, ashtu edhe në praktikë, kjo njihet si një metodë për luftën ndaj fenomeneve të jashtëligjshme si korrupsioni, si dhe për të mundësuar rritjen e transparencës në institucionet publike. Pavarësisht kësaj, janë shumë të paktë vendet që e kanë aplikuar këtë praktikë. Ndërkohë që njihet si teknikë afatshkurtër për të forcuar shtetin e së drejtës, parimisht dhe filozofikisht heqja e imuniteteve paraqet disa probleme dhe hap tema për diskutim.