Arkiv-Op-Ed

Kjo pronë që quhet grua

Postuar në 14 Gusht, 2012 06:03

Në çdo rast të ngjashëm me një skenë filmi (më së shumti një film amerikan por edhe çfarëdo tjetër), kur një vajzë e re e përdhunuar prej disa vitesh nga një burrë i papërgjegjshëm dhe kokoroç, vendos të hakmerret dhe i zë pritë përdhunuesit me një breshëri plumbash duke e lënë të vdekur, në një rast të tillë, spektatorët do ndiheshin të gjithë të lehtësuar dhe të kënaqur.

Orleani, ose mbretëria e shumë-shumë largut

Postuar në 13 Gusht, 2012 04:27

Ndodhem në Francë për ca ditë pushimi pranë të afërmve të familjes që kanë emigruar vite më parë. Saktësisht në Orlean, një qytet që, për nga përmasat, mund të krahasohej me Tiranën, ngjasim që nuk shtyhet dot më larg. Prapa kam lënë Shqipërinë me qytete të zhytur në vapën, pluhurin e verës, por edhe të debatit politik për imunitetet. Po i hoqëm do të futemi në Europë, po nuk i hoqëm nuk futemi – më jehon ende në veshë propaganda e qeverisë. Vërtet, kaq e thjeshtë qenka?!

Shëmtimi dhe idealizmi

Postuar në 12 Gusht, 2012 03:36

Shëmtimi i sotëm përcakton edhe të ardhmen tonë. Gjithçka që na rrethon asht pjesë e atij shëmtimi me të cilin jemi lodhë, mësue, pajtue, revoltue, kundër të cilit ndonjeni prej nesh edhe ka luftue… megjithatë s’kemi qenë në gjendje me e dëbue prej jetës sonë.

Shëmtimin e gjejmë në rrugë, në shkolla, në familje, në parlament, në urbanistikën e masakrueme, në shpatet djerrina të maleve, në televizion… ky i fundit mbërrin me hy me prepotencë në çdo votër shqiptare, tue shitë rrena, mashtrime e gjysma të vërtetash si të ishin ar i kulluem.

Një Republikë e Re?

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:30

Emërimi më i fundit i shefit të Shërbimit Informativ duket se plotëson, deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, panoramën e një Republike të Re.

Të gjitha pushtetet dhe postet e kontrollit të Shtetit janë të zgjedhura apo të emëruara pa konsensus të gjerë, brenda ligjit, por në mënyrë të njëanshme. Pra sot, më shumë se dje, Kryeministri është, ashtu si dhe de facto dje, njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë.

Tragjika e dyfishtë e artistit

Postuar në 10 Gusht, 2012 07:57

 

Shahin Nelaj, të cilin ju nuk e njihni

Postuar në 09 Gusht, 2012 05:05

Çfarë ju kujton emri Shahin Nelaj? Gjasat janë asgjë. Gjasat janë, siç nuk ju kujtojnë asgjë tashmë as emrat e dy të vrarëve në Poliçan, as emri i grua së therur në periferi të Tiranës. Për të mos përmendur të vrarë të tjerë të para pak javësh, apo të aksidentuarit e shumtë që i lajnë në gjak, ditë e natë e papushim, rrugët e Shqipërisë.

Oferta e gabuar e politikës populiste

Postuar në 08 Gusht, 2012 07:58

Mazhoranca ka duartrokitur kërcënimin e kryeministrit për mbajtjen e një referendum popullor për çështjen e imunitetit. Pa hyrë në detaje, pa pasur asnjë studim, apo test paraprak, pa konsumuar mekanizmat kushtetues e ligjorë dhe pa analizuar koston politike e financiare të nismës, pushteti mendon se metoda më e mirë për të dominuar opozitën është refuzimi i mjeteve institucionale dhe kalimi në akte populiste, fshehur pas termit referendum. Historia e aventurave të tilla mbetet e brishtë në Shqipëri.

Facebook Kosova!

Postuar në 07 Gusht, 2012 05:17

Kosova ka ecur përpara.

Sidomos në diplomaci. Dhe, sidomos në lobim për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës...

Pak statistikë.

Kosovën, vetëm në muajin shkurt 2008 (nga 17 shkurti e deri më 29 shkurt), e njohën 21 shtete.

Kosovën, vetëm në vitin e parë të pavarësisë (më 2008), e njohën 53 shtete.

Pastaj, gjatë viteve në vazhdim, trendi i njohjeve u zvogëlua për tri herë.

Ja pse!

Një vit pas pavarësisë (më 2009), në Prishtinë erdhën 11 nota verbale.

T'i thuash 'jo' ultimatumit të 6 gushtit

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:07

Propaganda e qeverisë po arrin nivele shantazhi duke thuajse urdhëruar opozitën që të votojë heqjen e imuniteteve më 6 gusht. Kryeministri Berisha dhe altoparlantët e tij sokëllijnë: Nëse nuk votohet heqja e imuniteteve Shqipëria do humbasë shansin të marrë statusin e kandidatit të BE, nëse nuk voton heqjen e imuniteteve opozita do kryente një puç ndaj shtetit, po nuk votoi heqjen e imuniteteve opozita do demonstrojë se kërkon të mbrojë korrupsionin nga antikorrupsioni! Por pavarësisht kësaj propagande dhe presioni të egër duket se opozita nuk do ta votojë heqjen e imuniteteve më 6 gusht.

Demokracia e oligarkisë

Postuar në 04 Gusht, 2012 05:30

Në fillim të 1997 një politikan i djathtë përgatitej për një takim diplomatik dhe problemi kryesor i tij ishte se i mungonte një kostum serioz ceremonial. Dikush doli vullnetar dhe ia dha për 24 orë. Sot ai është një nga 20 politikanët më të pasur, sipas deklaratave në ILDKP. Po atë vit dy politikanë të majtë erdhën në qeveri dhe u ndeshën me të njëjtin preokupim: nuk kishin kostume serioze siç përcaktohet në protokollin yrtar të pritjes. Edhe për ata menduan kolegët, ndonjë bodigard apo biznesmen pranë politikës. Edhe ata janë në grupin e sotëm të 20 më të pasurve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed