Arkiv-Op-Ed
Mos i shani!
Sot në mbëmje zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’, Zvicër – Shqipëri. Kjo ngjarje sportive tash e një kohë të gjatë ka ngjallur reagime të shumta e të ndryshme jo vetëm në opinionin shqiptar dhe atë zviceran, por edhe më gjerë, për shkak se ngjyrat e helvetikëve do t’i mbrojnë pesë futbollistë shqiptarë - Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli.
Tensionet para kësaj ndeshjeje po vërehen qartë, e bile ato nuk janë aspak pozitive.
Shkrimtarë e shkencëtarë!
Pse s’flasim kurrë për atë që na dhemb. Për atë që të tjerët na e thonë dhe ne nuk duam ta bisedojmë. Për hullinë e madhe dhe nëse doni edhe të tmerrshme që ndër ne mbretëron. Ku është esenca? Çka e bën një komb, një shtet dhe qytetarët e tij? Elitat politike? Jo. Janë elitat tjera. Ato të thellat dhe pandalurat. Që ne thjesht nuk i kemi. Ose ashtu siç i kemi më mirë të mos i kishim pasur fare. Për shkencëtarin dhe shkrimtarin.
Nacionalizmi shqiptar është shekullar
Për shqiptarët, religjioni nuk ndikon në politikë dhe kombi nuk identifikohet me ndonjë religjion specifik. Nacionalizmi shqiptar është sekular, pa ndarje mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, dhe ekzistojnë ndjenja të pakta për identitet të përbashkët islam me myslimanët e tjerë joshqiptarë.
Sulmi terrorist në Bullgari nëkorrik, në të cilin u vranë turistë izraelitë, nxiti dezinformata për Ballkanin si strofull të terroristëve antiperëndimorë.Në realitet, edhe terrorizmi myslimane dhe ai i krishterë janë dukuri margjinale në Ballkan dhe kanë vetëm disa rekrutë lokalë.
Rikthimi i ashpër i Xhon Uithers
“Kjo qeveri nuk qeveris, por sundon”. Kështu shkruante më 17 mars për revistën “Java” Xhon Uithers, në të tretin prononcim rreth situatës në Shqipëri, pas lënies së detyrës në verën e vitit 2010. “Shqipëria ndodhet në buzë të greminës”, tha ai parmbrëmë në “Top Story”, duke e bërë edhe më të qartë (nëse kishte nevojë) qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë aktuale në Tiranë.
Merkel - politika të mira, ekonomi të këqija
Zoti Vaidman po shtrydhet nga dy Mario – kryeministri i Italisë, Mario Monti, i cili do që Banka Qendrore Evropiane të intervenojë, dhe presidenti i Bankës, Mario Draghi, dikur grushtshtërnguar, tani dorëhapur. Një M i tretë, sipas gazetës, është Angela Merkel.
Kush ka legjitimitet në Kosovë për dialog politik me Serbinë
Java e parë e shtatorit do të shënojë edhe përshpejtimin e përgatitjeve për nisjen e një dialogu në nivelin e lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë. Ide ka shumë ka edhe plane të ndryshme, por ka shumë gjëra që duhen sqaruar. Dëgjuam se në Serbi janë afër që të vendosin se në cilin nivel dhe kush do të formojë ekipin për negociata të tilla. Dëgjuam po ashtu se edhe vetë presidenti i Serbisë, vojvoda çetnik Tomislav Nikoliq, është i interesuar që të jetë në krye të një dialogu të tillë nga ana e Serbisë.
U dogj apo s’u dogj Presidenca?
Presidenca e vendit nxitoi tё pёrgёnjeshtronte njё njoftim qё u dha nga disa media tё shtunёn nё mbrёmje, lidhur me njё zjarr tё rёnё nё zyrat e kreut tё lartё tё shtetit. Presidenca foli me indinjatё me kёtё rast, duke theksuar se ai ishte “njё lajm i pavërtetë dhe abuziv”. Nё kёtё mёnyrё pra, u hodhёn poshtё abuzimet e shtypit. Nuk ishte djegur Presidenca. Ishte djegur vetёm Shqipёria.
Integrimi, si "aksesor" i luftës politike
Kush priste që pas pushimeve verore, të flitej për marrjen e statusit në 12 tetor, pësoi zhgënjimin e radhës. Fjalimet inauguruese të palëve në Kuvend hoqën çdo iluzion se javët e gushtit kanë sjellë ndonjë spostim sado simbolik nga qëndrimet e njohura refraktare.
Transporti publik mes interesit publik e atij privat
Shpeshherë kur flitet e shkruhet publikisht për të përbashkëtën, pra për publiken, bëhet në terma aq të përgjithshëm, sa receptori (që është publiku) ndoshta hutohet, ndoshta trembet, ndoshta s’kupton ose ndoshta krijon reaksion, meqenëse në masë është i gdhendur me ideologjinë (neo)liberale, e cila ekzalton individualizmin, privatësinë dhe konkurrencën, këtë përplasje të fortë interesash mes individësh privatë.
Shtypi amerikan për fjalimin e Romnit
Pranimi i nominimit republikan për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, nga ana e Mit Romnit në konventën partiake në Tampa të Floridës, komentohet gjërësisht në të përditshmet amerikane.
Në shkrimet e gazetave Washington Post dhe New York Times trajtohen pikëpamje të ndryshme të fjalimit të Mit Romnit dhe bëhen krahasime me politikat e presidentit Barak Obama.