U dogj apo s’u dogj Presidenca?

Postuar në 06 Shtator, 2012 12:05

Presidenca e vendit nxitoi tё pёrgёnjeshtronte njё njoftim qё u dha nga disa media tё shtunёn nё mbrёmje, lidhur me njё zjarr tё rёnё nё zyrat e kreut tё lartё tё shtetit. Presidenca foli me indinjatё me kёtё rast, duke theksuar se ai ishte “njё lajm i pavërtetë dhe abuziv”. Nё kёtё mёnyrё pra, u hodhёn poshtё abuzimet e shtypit. Nuk ishte djegur Presidenca. Ishte djegur vetёm Shqipёria.

Anё e kёnd vendit vazhdojnё prej tre muajsh tё verёs, tё pёrhapen zjarre shkatёrrimtare dhe nuk dihet se kur do tё pёrfundojnё ato. Parashikimet e motit thonё se edhe pёr dy javё tё tjera, nuk do tё ketё shi. Shi do tё thotё e vetmja shpresё e shuarjes sё zjarreve. Nё ditёn mё tё zhuritur, si asnjё herё tjetёr mё parё, numёroheshin dyzetё zjarre aktive nё tё gjithё vendin.

Sensibiliteti i mediave pёr zjarret ka qenё dhe mbetet i madh. Ato sjellin kёshtu shqetёsimin real qytetar pёr njё problem kaq tё rёndёsishёm. Ato bёjnё punёn qё u takon tё bёjnё nё njё shoqёri tё civilizuar. Edhe pse mund tё gabojnё nё ndonjё rast, kjo nuk i sjell ndonjё dёm vendit. Dёmin e sjellin zjarret.

Vetёm pasi u mbushёn tё dyzetat e zjarreve, qeveria u kujtua tё dёrgojё ushtrinё nё zonat mё tё pёrvёluara, tё kёrkojё avionё e helikopterё nga jashtё vendit, tё marrё disa masa tё tjera emergjente nё panik e sipёr. Mё parё, tё gjithё ishin nё plazhe, duke harruar qё stina e plazhit ёshtё edhe stina e zjarreve.

Bilanci i zjarreve tё kёtij viti ёshtё pak tё quhet bilanc lufte. Me mijёra hektarё pyje tё djegura. Me qindra hektarё pemё frutore, sidomos ullinj, tё shkrumbuara. Shtёpi e prona tё fshatarёve tё mbetura gёrmadha. Pasojat e kёtyre dёmeve do tё jenё afatgjata, sepse nuk rigjenerohen lehtё. Njё pjesё, edhe tё pariparueshme pёrgjithmonё. Sepse kur digjet pylli, erozioni bёn kёrdinё nё toka. Por kjo ёshtё njё temё qё do tё na dalё nё plan tё parё sapo tё fillojnё shirat e vrullshme tё vjeshtёs.

Shqipёria ёshtё vendi mё i rjepur i Ballkanit. “E bukura e dheut”, e shpallur dhe e trumbetuar si e tillё nga politikanёt nё fjalimet e tyre elektorale, dallon nga vendet e tjera fqinje, sapo tё kalosh kufirin shtetror. Atje, matanё kufirit, gjen gjelbёrimin e harlisur, kёtu tek ne gjen vetёm shkёmb e gurё. Kjo zhveshje e natyrёs nuk ka ndodhur vetёm nё kёto 20 vjetёt e fundit. Ajo ka qenё e tillё edhe mё parё, sepse barbaria shqiptare me natyrёn ka qenё pjesё e jetёs sё tyre. Por kjo ka vazhduar me intensitet tё plotё, madje mё tё madh, edhe nё kёto vite tё fundit.

Situata e sivjetme e zjarreve konfirmoi edhe njё herё tjetёr atё qё dihej prej vitesh: Vendi ndodhet tёrёsisht dhe nё mёnyrё permante, i papёrgatitur pёr tё pёrballuar situata tё tilla zjarresh. Nuk ka mjete moderne pёr shuarjen e tyre si avionё, helikopterё autozjarrfikёse etj. Nuk ka fonde tё mjaftueshme pёr t’i pёrballuar kёto situata. Nuk ka edukim tё qytetarёve pёr tё mbrojtur natyrёn nga zjarret. Nuk ka ligje qё tё dёnojnё nё mёnyrё shembullore shkatёrruesit e natyrёs. Sytё mbahen vetёm nga qielli dhe nga vendet fqinje: Do tё bjerё apo nuk do tё bjerё shi pёr tё shuar zjarret? Dhe nё se nuk do tё bjerё shi, a do tё na dёrgojё ndonjё mjet pёr shuarjen e zjarreve Turqia, Greqia, Italia apo Sllovenia?

Nё se kёto vende kanё mjete tё tilla, ndёrsa ne nuk po arrijmё dot t’i blejmё ende, ato duhet tё merren me qera gjatё gjithё verёs dhe tё jenё kёtu nё gatishmёri, jo tё kёrkohen kur vendin e kanё mbuluar flakёt. Dhe kjo vjen jo se shteti nuk ka mundёsi financiare pёr t’i marrё kёto masa nё kohё, por nga mungesa e vlerёsimit pёr to.

Po tё ishin pёrdorur ato 65 milionё lekё (tё reja) qё dha qeveria pёr rikonstruksionin e vilёs sё re tё Presidentit Nishani pёr blerjen e zjarrfikёseve, do tё ishin blerё tё paktёn pesё zjarrfikёse tё reja moderne. Po tё ishin pёrdorur ato 60 milionё lekё (tё reja) qё po pёrdoren pёr rindёrtimin e vilёs qeveritare nё Vlorё, do tё bliheshin edhe pesё zjarrfikse tё reja moderne. Po tё pёrdoreshin ato 70 milionё lekё (tё reja) qё u pёrdorёn pёr tё blerё “Benzin” e blinduar tё Kёshillit tё Ministrave, do tё ishin blerё edhe 6 zjarrfikёse tё tjera tё reja. Dhe sё fundi, po tё pёrdoreshin edhe ato miliarda lekё tё pёrdorura pёr salltanete nga Pasha Fullani i Bankёs sё Shqipёrisё, atёherё do tё ishte blerё njё flotё e tёrё avionёsh dhe helikopterёsh pёr fikjen e zjarreve.

Po tё bёheshin kёto, le tё vazdonin pastaj vilat dhe salltanetet, sepse avionёt dhe helikopterёt nuk blihen pёrvit. Por jo, kёto mjete nuk po blihen dhe Shqipёria mbeti duke lypur pёrvit mjete kundёr zjarreve te komshinjtё tanё.

Presidenti i Republikёs ёshtё njёkohёsisht edhe kryetar i Kёshilllit tё Mbrojtjes. Dhe ky rast i paprecedent i zjarreve nё vend, pёr nga pasojat shkatёrrimtare, ёshtё pak a shumё si njё agresion ushtarak i armiqve tё jashtёm ndaj vendit tonё. Presidentё tё tjerё para Nishanit e kanё aktivizuar Kёshillin e Mbrojtjes edhe pёr situata tё tilla emergjente. Faktikisht, mobilizimi masiv i trupave dhe i mjeteve tё ushtrisё per shuarjen e zjarreve, sic po ndodh tani, ёshtё element i njё situate tё jashtёzakonshme dhe situata tё tilla pёrballohen nga Kёshilli i Mbrojtjes.

Disa probleme tё mprehta duket se kanё dalё nё shesh nё mёnyrё tё qartё qё tani nga kёto zjarre tё kёsaj vere. Ministria e Brendshme thotё se ka arrestuar 70 persona pёr zjarrvёnie tё qёllimshme. Pyetja qё shtrohet nё kёtё rast ёshtё kjo: Pse kaq shumё persona tё implikuar me venien e zjarreve?  A nuk po kemi tё bёjmё me elemente te njё barbarie kolektive, qё vjen nga njё injorancё totale e njerёzve lidhur me efektet negative tё zjarreve? Sepse ndryshe nuk do te kishim kaq shumё piromanё nё tё gjithё vendin, qё shtohen nga viti nё vit.  Del pra nevoja e edukimit tё publikut nё pёrgjithёsi, vecarёrisht e rinisё nё shkolla, me tё gjitha mjetet e propagandёs e tё edukimit qё sot nuk mungojnё, me dashurinё pёr natyrёn dhe domosdonё e mbrojtjes saj.

Djegia e kullotave ёshtё njё histori shekullore injorance nё vendin tonё. Ende shteti dhe shoqёria nё tёrёsi nuk kanё arritur tё bindin fshatarёt se djegia nuk e pёrmirёson kullotёn, pёrkundrazi, e shtatёrron atё. Dhe bashkё me tё, edhe pyllin, pemёt frutore, ullinjtё, shtёpitё e banimit etj. Kur do tё marrё fund kjo histori e barbarisё tek ne? Shteti, nё se do, e ka forcёn pёr ta bёrё njё gjё tё tillё.

Problemi i tretё ёshtё ai i dёnimit tё fajtorёve pёr zjarret e qёllimshme. Dhe gati qind pёrqind e zjarreve tek ne janё tё tilla. Cdo vit arrestohen njerёz qё kapen duke vёnё zjarre, por sa janё dёnuar ata nga ligji pёr dёmet qё kanё sjellё? Tё dhёnat thonё se kёto dёnime janё simbolike. Edukimi bёhet me anё tё bindjes, por edhe me anё tё ndёshkimit e tё detyrimit. Kёto duhen kombinuar nё mёnyrё tё drejtё qё tё japin rezultate.

Problemi i katёrt ёshtё ai qё ka tё bёjё me shfrytёzimin e pyjeve pёr qymir druri. Njё bisnes ky qё po lulёzon duke shkatёrruar pyllin nё mёnyrё tё qёllimshme. Ka informacione se pyjet digjen nё mёnyrё cinike pёr tё mbledhur pastaj kёrcunjtё pёr qymyr. Policia ka ndaluar disa punёtorё tё kёtyre ndёrmarrjeve nё turmёn e tё ndaluarve si zjarrvёnёs.

Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lumturohet disa kompani të cilat fitojnë gjithmonë ankandet e shitjes së pemëve të djegura. Nё Shkodër dhe Pukë, statistikat tregojnë se janë të njëjtat kompani që çdo vit fitojnë tenderat për shfrytëzimin e lëndëve drusore të mbetura nga pyjet e djegura.

Mirёpo kёto kompani tё prodhimit tё qymirit janё tё licencuara nga shteti: nga Ministria e Bujqёsisё, e Mjedist apo kushedi se nga kush, pak rёndёsi ka. Rёndёsi ka fakti se zjarrvёnia mbetet kёshtu nё “oborrin” e institucioneve shtetrore, tё cilat nuk ngelen dorёjashtё nga kёto zjarre tё qёllimshme.

Ka njё mёnyrё tё llahtarshme tё justifikimit tё strukturave shtetrore, edhe nё ditёt e sotme, me idenё se nuk po ndodh ndonjё gjё e vecantё, se ja, disa zjarre janё dhe nuk ёshtё ndonjё fatkeqёsi e madhe, “situata ёshtё e jashtёzakonshme vetёm nё tre prefektura dhe gjendja ёshtё nёn kontroll” etj! Ato, strukturat shtetrore, bёjnё fajtore opozitёn pёr “alarmin e rremё”, sikur e keqja t’i vinte vendit nga deklaratat e opozitёs dhe jo nga flakёt e zjarreve. Kjo frymё justifikuese nuk tё con askund, pёrveçse nё flakёt e zjarrit.

Sidoqoftё, shqiptarёt tani pёr tani duhet tё jenё tё qetё sepse, megjithёse vendi i tyre po digjet nё flakё, sё paku Presidenca ka shpёtuar prej tij. Sё paku deri tani.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.