Arkiv-Op-Ed

E shenjta

Postuar në 29 Shtator, 2012 02:13

E shenjtë është çfarëdo entiteti apo dukuri që themelon, legjitimon apo garanton ekzistencën e përbashkët të një bashkësie njerëzish. Duke e konsideruar jetike këtë ekzistencë në bashkësi, për pjesëtarët e saj gjithë çfarë i bashkon është më e rëndësishme se çfarëdo dhuntie ekzistenciale personale, dhe vetëm nëpërmjet këtij raporti të individëve me bashkësinë fiton statusin e të qenit e paprekshme, e pacenueshme. Pra vetëm ky raport bën të mundshme të shfaqet detyrimi për pacenueshmëri, i cili, nga ana tjetër, e shfaq si dukuri sociale të shenjtën.

“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë

Postuar në 28 Shtator, 2012 04:53

Pyetjes së bërë në një Blog në Internet se cili libër ua ka ndryshuar jetën dhe cili u ka mbetur në fyt, dhe s’e keni mbaruar dot?, një lexuese i përgjigjej: “’Të mjerët”, nuk e lexoj dot më, ngase më kujton gjendjen e dëshpëruar ku më futi atëherë. U mundua babi të ma hiqte nga dora kur më pa ç’po lexoja, po shumë vonë”.Ndoshta autorit frëng, Victor Hugo, i mungonte sensi i masës dhe humori i mirë dhe kjo shihet ashiqare në idetë e tij të ekzagjeruara, por megjithatë tek “Të mjerët” (titulli origjinal “Les Miserables” (1862), ai të prekë shpirtin.

"Imunitetet" si akti nazist i aftësimit

Postuar në 27 Shtator, 2012 04:01

Kur në prill 2008, PD dhe PS amenduan Kushtetutën, shumë pak zëra e kritikuan atë “reformë” që në fakt, ka shkatërruar balancat ndërpushtetore të domosdoshme për krijimin dhe mbajtjen në këmbë të demokracisë liberale. Shumica e shqiptarëve nuk kuptoi asgjë se ç’po ndodhte. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur dhe injoranca është thuajse e përligjur. Sepse a mundet pasagjerët e një avioni të dinë se ç’defekt vdekjeprurës fshihet në motorët e tij?

Ai baba jot nuk osht n’terezi, m’nigjo mu ça po t’them…

Postuar në 26 Shtator, 2012 04:59

Dy gjëra kam unë
E para: kjo, kjo dhe kjo…
E dyta: kjo, kjo…kjo.
E treta: më dëgjo këtu dhe më dëgjo mirë…
Edhe një gjë të fundit: Kjo, kjo dhe kjo…më dëgjon çtë them? Të ti përsëris edhe njëherë që të mos thuash pastaj që jo po harrova jo po nuk harrova?

Cila është e vërteta mbi luftën?

Postuar në 25 Shtator, 2012 04:01

Në fillim të shtatorit opinioni në Serbi u trondit nga një intervistë e transmetuar në televizionin publik RTS, ku një person me identitet të fshehur pretendonte se kishte marrë pjesë në atë që është quajtur “tregti me organe të serbëve nga UÇK.

Alkimia e mediokritetit

Postuar në 24 Shtator, 2012 02:33

Në Tiranën e viteve ’80, kur unë dhe nja 2-3 fëmijë të tjerë ngjiteshim nëpër shtëpitë tona me shpresën se nuk kishte kaluar ora e shtetrrethimit prindëror, Beni na përshëndeste me ndonjë të tallur që na therte në shpirt. Ai e hapte orarin e lojës dhe e mbyllte kushedi se kur, teksa ne zhyteshim në libra me të cilët ai deklaronte se vlejnë vetëm për higjienën vetjake (përkthim etik i autorit).

Hinterhof!

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:44

Pse duam të na dojë dikush kur nuk e duam veten tonë? Për respektin as të mos flasim. Për çdo gjë që ka të bëjë me kulturën “kulturore”, por edhe atë politike, ekonomike, financiare e që kanë të bëjnë me ne si komb, popull, shtet(e) shqiptarësh në Ballkan ende s’ekziston ajo forcë e brendshme, t’i themi bërthamë, e cila do të mund të mbante ritmin e diskursit në qasjet e ashtuquajtura të aktualitetit dhe ato që do të mund të quheshin paprekshmëri, vija të kuqe, norma të cilat ekzistojnë tek çdo komb dhe shtet normal, i kohës, modern.

Etja për qytet

Postuar në 22 Shtator, 2012 05:12

Qyteti është ajo gjë e cila ndriçon natën. Qyteti është planeti drejt të cilit rendin me afsh të futen meteorët e veturave a kamionëve ku dëgjohet një radio e mirë, qyteti është dielli I natës rreth të cilit rrotullohen e presin larg fshatrat si mëtonjësit rreth Penelopës, rreth qytetit digjen (për të) vetmitare pikat e karburantit apo reklamat me neon e me fjalë që kushdo I kupton.

“Gomarët e Babatasit” dhe hajvanë të tjerë

Postuar në 21 Shtator, 2012 02:58

Shqipërinë e ngritën idealistët, e ruajtën rastet, e shkatërruan politikanët, është kjo një fjali që i vihet në gojë Faik Konicës, mendimtarit modernist dhe kritikut më të madh të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët kurrë në histori për sa u përket raporteve politike ndërkombëtare nuk i kanë pasur punët më mirë, po kurrë s’kanë qenë në pozitë më të mjerë në shtëpi. Sipas Giovanni Sartorit fjala greke oikos d.m.th.

Shqipëria në shitje

Postuar në 20 Shtator, 2012 04:51

Këto ditë që ziejnë nga tenderimet e pasurisë kombëtare, të nxjerrë në shitje nga pushteti sikur ta kishte mallin e babait, tregojnë se deri ku mund të shkojnë ethet për sundim absolut e deri ku mund ta katandisë skotën pushtetare makutëria e saj e pashuar për pasurim të pandalshëm me të gjitha mënyrat e mundshme, pa u penguar nga asnjë skrupull.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed