Arkiv-Op-Ed
Kauza personale
Është e paevitueshme që në vizitën e Sekretares Clinton të ketë simbolizëm dhe deklarata të ngrohta, por porosia kryesore e saj dhe SHBA’ve qëndronte në faktin se Prishtinën e viziton si krahu i djathtë i Baroneshës Ashton.
Një pyetje e bërë në publik me rastin e vizites së Baroneshës Ashton dhe Sekretares Clinton është se pse ka ardhur deri te kjo vizitë mu tani? Çka është duke ndodhur në Kosovë ose çka pritet që të ndodhë që meriton një vizitë të mbushur si me simbolizëm ashtu edhe me përmbajtje?
Rendi dhe ligji në një shesh dhe në një shtet
Nuk mund dot të thuash që po i mbroj interesat politik të Republikës së Kosovës, nëse asnjëherë nuk i ke respektuar Ligjet e kësaj Republike, nëse në fakt nuk e njeh Kushtetutën e këtij shteti, nëse, për më shumë, nuk e njeh fare as këtë shtet.
Pse Vetëvendosja të shtyn të jesh neutral
Në përballjen VV vs. PDK qytetari i edukuar kosovar duhet të vazhdojë të qëndrojë neutral. Sepse nuk duhet të çmenden që të gjithë. Dikush racional i duhet hala këtij vendi. Apo besimi se ka për t’u bërë ky vend normal u shkon përshtat vetëm idealistëve të pandreqshëm…!? Që të shmanget cikli i dhunës ose përmbysja. Bindjen për neutralitet qytetar në këtë tregim ta forcojnë vetë disa nga liderët politikë të lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët ende nuk e kanë prekur as nervin reagues të shoqërisë dhe as palcën kurrizore të pushtetit aktual.
Një getoizim Made In Europë?
Po vijnë lajme se Bashkimi Europian (BE) mund të rivendosë përsëri regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse vërtet do të ndodhë kështu, mund të thuhet që sot se nuk ka asnjë justifikim për një politikë që i kthen shpinës lëvizjes së lirë të sapoarritur, duke ju kthyer izolimit thuajse getoizimit të ballkanasve. Një politikë e tillë nuk do të ishte në frymën e respektimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut, frymë mbi të cilën është themeluar Europa.
Manipulimet në emër të interesit të përgjithshëm
Frika nga paranoja edhe mund ta çmendë dikë e pastaj të çmendurit nuk e shohin as kontrollojnë çmendurinë e tyre, ata mendojnë se ajo është tek të tjerët
Në mes të dëshirës individuale për reagim ndaj shkrimit të z. Halil Matoshi me titullin: Çmendja e një shoqërie, publikuar më 18.10.2012, në KOHA net, dhe synimit për të vërtetën, e bëj të hapur qëllimin, që përmes këtij shkrimi të nxis debat më të shëndoshë të diskutimit publik lidhur me disa çështje mjaft sensitive të së kaluarës sonë pas çlirimit, por me ndikim të madh në të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Stadi i urrejtjes politike
Nuk ka pasur kurrë ambient më të keq politik në Kosovë sikur ditëve dhe javëve të mbrama. Përshtypja e përgjithshme, neutrale ndaj një konfrontimi total politik që mbizotëron politikën e mjerë të vendit, flet për një teposhtëze të madhe, për një shkundje dhe shembje të paparë, e cila po e bënë politikën kosovare pa adresë legjitime, pa mekanizma për zgjidhjen e problemeve më të mëdha, ndërsa terapia e rëndomtë për gjendje të këtilla, ajo e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, thjeshtë nuk mund të aplikohet dot. Dihet pse.
Prijësit e mëhallëve shqiptare
Është gabim të thuash se për Sali Berishën është e papranueshme ideja për bashkim të trojeve shqiptare dhe se ai nuk e dëshiron bashkimin e popullit të vet. Mbase më i saktë do ishte vlerësimi se ai nuk e përkrah këtë ide ngaqë mendon se duke e mbështetur atë, ai do i irritonte “miqtë ndërkombëtarë”, se do linte përshtypjen e politikanit që nuk mban llogari për stabilitetin e rajonit dhe mbi të gjitha, ai nuk e përkrah këtë ide ngaqë e di se në një Shqipëri etnike, ka me qindra bajraktarë të tjerë që do ia rrezikonin pozitën e “babait” të demokracisë enveriste.
Një Europë për botën
Ndërsa BE-ja aspiron të bëhet një fuqi ndërkombëtare, zgjidhja është e thjeshtë: ose ne evropianët veprojnë me unitet për t’iu kundërvënë sfidave të tmerrshme të imponuara nga ndryshimet trazuese që tashmë po ndodhin në rendin botëror, ose e detyrojmë veten të veprojmë si spektatorë në një botë, në të cilën kemi shumë pak apo aspak për të thënë.
Kombi dhe shteti
Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti që shtetet kanë ekzistuar edhe në mesjetë edhe në antikë, atëherë kur kombet nuk kanë ekzistuar.
Por, në fakt ne po flasim për shtetet moderne, ku edhe në ato më diktatorialet ka një formalitet përfaqësimi të popullit. Dhe kjo dallon rrënjësisht nga mesjeta, ku mbreti, sulltani, cari apo perandori sundonin jo në emër të popullit, por në emër të Perëndisë, apo fuqisë së tyre personale.
Nobeli i relativizuem
Kur bahet fjalë për dhanjen e Nobelit në letërsi çështja bahet disi subjektive, pse shumëkujt mund të mos i pëlqejë José Cela, Dario Fo apo Elfriede Jelinek, megjithatë kriteret dhe primjet politike të jurisë janë ato që janë dhe asht e drejta e tyne me ia dhanë atë çmim. Në historinë e letrave botnore ka pasë edhe shumë prej atyne që nuk e kanë marrë çmimin Nobel edhe pse e kanë meritue dhe kanë qenë kandidatë të vlefshëm, nji prej tyne për shembull asht poeti hermetik Giuseppe Ungaretti, apo shkrimtar anglez Graham Greene, për të cilin flitej se tue qenë se kishte pasë marrëdhanje dashuno