Kauza personale
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Është e paevitueshme që në vizitën e Sekretares Clinton të ketë simbolizëm dhe deklarata të ngrohta, por porosia kryesore e saj dhe SHBA’ve qëndronte në faktin se Prishtinën e viziton si krahu i djathtë i Baroneshës Ashton.
Një pyetje e bërë në publik me rastin e vizites së Baroneshës Ashton dhe Sekretares Clinton është se pse ka ardhur deri te kjo vizitë mu tani? Çka është duke ndodhur në Kosovë ose çka pritet që të ndodhë që meriton një vizitë të mbushur si me simbolizëm ashtu edhe me përmbajtje?
Në të vërtetë, nuk bëhet kjo pyetje vetëm tek ne. Një nga konsujt kosovarë të nderit në një nga shtetet e Afrikës këto ditë më tha se e ka të pakuptueshme marrëdhënien e SHBA’ve me Kosovën. Duket shumë më e afërt dhe më e fuqishme se sa që lejon madhësia e Kosovës apo vlera ekonomike e kësaj marrëdhënie.
Zëvendës Presidenti Biden ia ka dedikuar Kosovës një nga vizitat e para jashtë Amerikës, pas fitores se tiketës Obama-Biden më 2008.
Sekretarja e shtetit Clinton viziton Kosovën në mes të zgjedhjeve amerikane, ku familja Clinton po luan rol të rëndësishëm dhe tejet aktiv. Vizita vjen në mes të krizës siriane, në mes të kaosit meteorologjik në SHBA, në mes të krizës së rrezikut atomic nga Irani dhe në kohë kur kriza ekonomike tash 4 vite e ka dërrmuar tërë planetin me rrezik që të shpërbëjë dekada të tëra të zhvillimit njerëzor. Ajo kaloi dy ditë në Kosovë në vigjilje të përfundimit të mandatit të saj si Sekretare shteti.
E vërteta është që nuk ka asgjë të veçantë mu në këtë moment e që nuk është ditur shumë më herët nga pjesa e iluminuar e shoqërisë kosovare. Amerika nuk e konsideron Kosovën vetëm si çështje të politikës së jashtme, por edhe si çështje personale për gjenerata e gjenerata amerikanë, si demokratë ashtu edhe republikanë (ta përkujtojmë se vizita e parë e rëndësishme që rrehu rrugën e marrëdhënieve SHBA-Kosovë ishte ajo e republikanit Dole dhe demokratit Lantos të bërë qysh para 90’ave).
Realisht, mu në atë vizitën e lartpërmendur të Zëvendës Presidentit Biden, SHBA’të deklaruan se marrëdhëniet me Serbinë dhe relacioni në mes të Kosovës dhe Serbisë është i konceptit “të pajtohemi mos të pajtohemi”.
Prandaj kjo vizitë në këtë aspekt nuk sjell asgjë të re - sepse edhe Sekretarja Clinton më 2010 e ka përshëndetur Rezolutën e OKB’së që ka nisur dialogun jo vetëm si hap që “ndihmon jetën e qytetarëve duke adresuar cështjet teknike” por edhe për arsye të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy kryeqyteteve të hasmuara historikisht. Sipas SHBA’ve Kosova nuk është humbëse e proceseve historike në dekadat e fundit por fituese absolute, sepse ishte drejtësia ajo që fitoi me intervenimin e NATO’s dhe pavarësimin e Kosovës.
Kjo çështje e statusit dhe kufijve tanimë është e përfunduar dhe fokusi do të duhej të ishte në dialog dhe normalizim dhe progres. Për më shumë, në hapje të fjalimit të saj para mediave në Prishtinë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaron se "nuk jam e sigurt nëse ndonjë popull ka bërë aq shumë progres në një periudhë kaq të shkurtër si Kosova”, diçka që do të duhej t’i thellon në mendime nihilistët vetë-urrejtës që e quajnë tërë Kosovën dështake dhe “vrimë e zezë”, vetëm se kanë probleme me një parti apo me një kryeministër. Një qëndrim i tillë mohues ndaj shtetësisë dhe suksesit amerikan në Kosovë u vërejt edhe në takimet që Sekretarja pati me liderët politikë kosovarë.
E megjithatë, ishte diçka e re në këtë vizitë, diçka që hedh dritë më shumë se gjithçka tjetër në momentin historik ku jemi. Sekretarja Clinton ishte së bashku me një zonjë tjetër, Baroneshën Ashton. Kishte ardhur që t’i japë përkrahje të padyshyeshme dhe të pathyeshme procesit të inicuar të Baroneshës Ashton, që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë tutje në rrugëtimin europian duke mos bllokuar njëra tjetrën dhe duke krijuar së paku një kornizë minimale të marrëdhënieve zyrtare. Ashton, me zërin e butë por vullnet mjaft të çeliktë, ka para vehte ca muaj që të siguron se Serbia do të tërheq përfundimisht paralelët serbë në veri, do t’i implementojë marrëveshjet e deritashme, do të tërhiqet krejtësisht nga ndërhyrjet në telefoni dhe energjetikë, të pranon gjykatësit dhe policinë e EULEX’it që vepron sipas Kushtetutës dhe ligjeve kosovare, etj.
Suksesi i Baroneshës Ashton që t’ia hapë rrugën Kosovës në BE është i rëndësishëm për Sekretaren Clinton. Kur vjen puna e suksesit të Kosovës, siç tha edhe vetë Sekretarja, “është çështje personale”.
* Express - Autori është Zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës. Kolumnet janë personale dhe nuk përfaqësojnë institucionin
Comments
Petrit Selimi! PO ku i gjen

Petrit Selimi! PO ku i gjen keto (DELETED) te Prishtines mor aman Koloreto? Po ky eshte nje (DELETED) qe mori 364 vota ne zgjedhje dhe Thaci e beri hic me pak se zv.minister te Punve t'Jashtme dhe tash duhet te paguaje borxhin e te hskruaje per shefin. Po cfare opinionisti ky (DELETED) o Koloreto? Pse na mbushni hapesiren e respublica me resprivata te (DELETED)? Mosni ju lutem? Pse nuk sillni ketu mendime te Augustin Palokaj, te Albin kurtit, Astrit Gashit, Arbana Xharres etj, po (DELETED) si ky cuni, Halil matoshi dhe Nexhamidin Spahiu? Mos na fyeni lexuesve te respublica nga trojet shqiptare te Dardanise.

Z. Anonim, Respublica

Z. Anonim,

Respublica funksionon me redaksi editorësh, çka do të thotë se shkrimin mund ta kem hedhur unë ose kushdo koleg tjetër. Shkrimet, siç kemi sqaruar dhe më përpara përzgjidhen për atë që përcjellin e jo për CV-në e shkruesit.

Do të na pëlqente të lexonim debate mbi idetë dhe jo mbi CV-të e shkruesve.

K. Cukali

Petrit Selimi po merr levdata

Petrit Selimi po merr levdata nga Ambasadori Amerikan, nga Presidenti Ahtisaari, po organizon alamet projekte per Ministrine ne te cilen sherben. Ishte anetari me i ri i Bordit te Drejtoreve te Fondacionit Soros ne historine e fondacioneve per shoqeri te hapur ne Ballkan. Ka studiuar ne Oslo dhe Londer. Nuk e shoh se pse nje anonimus te kete ndonje gje kunder ketij te riu. Shkrimet e tija ne Express lexohen me endje. Fare rastesisht e njoh familjarisht prandaj mund edhe te deshmoj se rrjedh nga nje familje patriotike me aktiviste te ceshtjes kombetare tash e 100 vite (qe nga i ndjeri Rizah Bllaca e deri te te dy gjyshert qe i ka pasur). Turp te qoft qe len komente abuzuese per nje nga te rinjte me progresive qe ka shqiptaria

Fqiu nga Qafa- gjyshi i
Fqiu nga Qafa- gjyshi i Petritit ka qenë shefi i sigurimit komunist jugosllav në Prishtinë; problemi im me Petritin nuk është personal, por me idetë e tij. Ai duhet të punojë çka i themi ne taksapaguesit, Jo Ahtisari e të huajt. Selimi është Kunder bashkimit kombetar dmth Kunder vullnetit të a tyre që e paguajme. Pse nuk e organizom petriti dhe qeveria që e paguajme referendumin? N emer t kujt flet ky kur vepron si I thote Ahtisari e Jo na që e paguajme. Amerika nuk I pyet shqiptaret çka të bëjë ne shba e nëse Amerika u duket e madhe- as Islanda e vogel se pyet askend çka të bëjë me shtetin e saj. Mjaft bre me servilitet si Petriti.
I nderuar, gjyshi i Petritit

I nderuar, gjyshi i Petritit ishte drejtor i ndermarrjes botuese dhe gazetes Rilindja, diplomat dhe deputet federativ dhe s'ka pase gje te beje me sigurim. Sot e kesaj dite njihet si nder burrat e mire te asaj kohe. Mos ta harrojme qe edhe Ukshin Hoti ishte ne nje kohe funksioner i larte komunist titist. Sipas detyres qe Petriti e ka, eshte i detyrume me mbrojt Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Si diplomat kosovar nuk mund te mbroje Shqiperine etnike, ai debat i takon deputeteve dhe votuesve. Diplomatet vetem mbrojne tek te huajt ato vlera qe i kemi. Ja qe besoj se Petriti tek te huajt ka me shume ndikim se gjysma e skenes politike kosovare. Prandaj eshte me rendesi nese e levdojne ambasadoret amerikane apo Ahtisari. Kjo do te thote se po e kryen detyren e tij. Por ja qe ca prej juve keni filluar te merreni me shume me persona se sa me punen qe bejne - si ca gra te keqija fqinje qe i kemi.

Add new comment