Arkiv-Op-Ed

Dhuna nuk është zgjidhje

Postuar në 16 Nëntor, 2012 07:29

"Asnjë shtet në botë nuk do ta lejonte që ai të sulmohej me raketa dhe granata nga vendi i tij fqinjë" - me këtë fjali Izraeli arsyetoi sulmet e tij më të fundit në Rripin e Gazës. Dhe kush do ta vinte këtë thënie në diskutim? Është detyrë e çdo shteti që të mbrojë qytetarët e tij. Është e papranueshme që njerëzit në jug të Izraelit qysh prej 12 vjetësh vazhdimisht dhe shpesh për periudha kohore të gjata të jenë të ekspozuar nga sulmet e bëra nga Rripi i Gazës, që fëmijët gjatë gjithë ditës duhet të dërgohen nëpër bunkerë dhe që jeta publike aty të mos funksionojë pothuajse fare.

Dinastia Xen

Postuar në 15 Nëntor, 2012 06:32

Në shtetin e babit, në kohën kur është i babit shokët e tu bëhen ministra. Në shtetin e babit mund të bëhen prefektë, policë ndoshta; këngëtarë po të duan. Në shtetin, kur e ka babi në dorë kryeredaktorët e gazetave vinë të ty për tu licencuar. Ministrat vinë tek ty për të firmosur, kur s’duhet të firmosin. Ti je licenca, ti je nipti, ti je pazari. I babit shteti. Po e përbashkët vula, se ti je trashëgimtari. Në shtetin e babit policët të përshëndesin. Në shtetin e babit tatimet të përshëndesin. Në shtetin e babit pronarët e minierave të përshëndesin.

Xhihadi i Namanit

Postuar në 14 Nëntor, 2012 06:41

Naman Demolli nga Prishtina është shqiptari i parë nga Kosova që humb jetën në luftimet në Siri. Ai kishte shkuar atje për të luftuar kundër regjimit të pushtetit të Presidentit Bashar al -Assad. Demolli është vrarë të mërkurën e kaluar, ndërsa familja e ka marrë lajmin të shtunën. Ai ishte pjesëtar i UÇK’së dhe një aktivist fanatik i Lëvizjes Bashkohu.

 

Gjeneratorët e islamofobisë

Postuar në 13 Nëntor, 2012 03:14

Kur Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia po konsideronte lejimin e lirive fetare në Shqipëri, një figurë madhore e kulturës bashkëkohore shqiptare, shkrimtari Ismail Kadare, sugjeroi që mos hapeshin xhamitë.

Një ëndërr amerikane

Postuar në 09 Nëntor, 2012 13:19

Ëndrra amerikane, sipas James Truslow Adams, është një buqetë idealesh ku liria përfshinë mundësinë për prosperitet dhe sukses. Në këtë ëndërr hyn edhe Florin Krasniqi, por edhe Mikra Krasniqi.

 

Në Washington, në një pritje zgjedhore të organizuar nga rrjeti medial Politico, pak minuta pas mbylljes së votimeve në Bregun Lindor, po lexoja në njërin prej kompjuterëve të vendosur në sallë se si po e mbulonin ketë mega-ngjarje botërore portalet kosovare.

Skenari i dialogut

Postuar në 08 Nëntor, 2012 03:10

Skenari i përgjithshëm për dialog është tashmë i përcaktuar në Bruksel, dhe sipas tij procesi do të duhej të krijonte rrethana të reja, në të cilat Serbia do të pranonte ekzistimin e Kosovës pa pasur nevojë ta njohë atë (modeli gjermano-gjerman), ndërsa në shkëmbim Kosova do të jepte koncesione shtesë për serbët dhe Serbinë (autonomia për veriun)

 

 

Obama - Romney, një garë mes dy botëve

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:45

Kandidati presidencial republikan, Mitt Romney, nuk mundi ta evitojë gafën e radhës, vetëm pak orë para fundit zyrtar të fushatës elektorale për Shtëpinë e Bardhë. I ndodhur në një miting në Ohajo, shteti më vendimtar për fatin e zgjedhjeve amerikane, ai pranoi se një fitore e Obamës “është e mundshme, por jo shumë e mundshme”. Paralelisht me këtë rrëshqitje, atij i erdhi edhe lajmi keq, se “Financial Times” u rreshtua zyrtarisht pro Presidentit Obama “për shkak të mënyrës sesi ka menaxhuar krizën financiare”.

Thirrje nga Kosova

Postuar në 05 Nëntor, 2012 03:18

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendi juaj i respektuar do të ketë ndikim edhe te vendet e tjera të rajonit që të ndërmarrin hapa të tillë duke e legjitimuar edhe më shumë të drejtën e kosovarëve.

 

Ditë pas Dite

Postuar në 04 Nëntor, 2012 07:18

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se nacionalizmi është cilësi vetëm e atyre ekstremistëve që vringëllojnë armët dhe që valëvitin dhunshëm flamujt. Parë më gjerë, nacionalizma është edhe një riprodhim i qetë e thuajse i padukshëm i ne të gjithëve në jetën tonë të përditshme.

Klinton në Tiranë: Një vizitë më historike se historike?

Postuar në 03 Nëntor, 2012 03:17

Është e njëjta histori që përsëritet tash disa dekada sa herë që një politikan i nivelit të lartë botëror vendos të vizitojë Shqipërinë. Janë të njëjtat ndjesi tash sa vjet e mot. Është e njëjta atmosferë që lëviz diku midis kufijve të festës së shtirur dhe terrorit akustik e viziv. E njëjta vëmendje patologjike si dikur ndaj lajmeve të “Zërit të Amerikës”, prej ku prisnin të rrëmbenim ndonjë lajm shpresëdhënës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed