Arkiv-Op-Ed

Greqia që nuk ishte

Postuar në 22 Janar, 2013 05:59

Rënia e komunizmit në Lindje hapi perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ëndrra e një Europe të bashkuar, nuk përjashtoi as Ballkanin.

Si i vetmi vend anëtar i BE-së në rajonin tonë, Greqia pritej të ishte udhëheqëse e këtij procesi, një aleat i ri që u ndihmon dhe i mëson fqinjët e saj në udhën e integrimit. Këtë rol, Athina e mori vetë publikisht në disa forma. Nëse e pa hapjen e rajonit edhe si mundësi për të vendosur mbizotërimin e saj politik dhe ekonomik, kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Çdo shtet do të bëjë maksimumin për përparimin e popullit të tij.

Bashkimi kombëtar. E pse?

Postuar në 19 Janar, 2013 13:42

Një ide ka përlarë shqiptarët: ajo e bashkimit kombëtar! Pasaporta Tirane për të gjithë. Ndërtohen autostrada betoni dhe digjitale – kapilarë që do ta lidhin nga bishti në majë hapësirën etnike shqiptare. Tash së voni “kryenacionalisti” shqiptar Sali Berisha, hedh edhe idetë për një ligë të përbashkët të futbollit, të cilën me vite e refuzonte, si dhe për frekuenca kombëtare televizive përderisa mund ta kalosh pothuajse gjysmën e Shqipërisë dhe aty gjen edhe kanale ruse, greke, spanjolle, angleze, por rrallë mund ta gjesh një kanal kosovar.

Administrata e shteteve shqiptare

Postuar në 17 Janar, 2013 13:36

Në cilën rrugë banoni?
Në lagjen “Zef Hoti.”
Ju pyeta në cilën rrugë.
Nuk janë emërtuar rrugët.
Dakord, lagja “Zef Hoti”, po numri?
Nuk ka numra!
Po nëse vij unë atje, si mund ta gjej shtëpinë Tuaj?
Duhet të pyesni ndonjë njeri.
Po nëse nuk takoj njeri.

Integrim europian me fashizëm?

Postuar në 14 Janar, 2013 17:14

Në qershor 2008, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) refuzoi kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës (KMK) për organizimin e një referendumi popullor lidhur me amendimet e Kushtetutës të kryera në prill të po atij viti. Në mbarim të asaj seance, mu në korridoret e KQZ, Artur Zheji, në atë kohë kryetar i KMK, deklaroi gjithë nerv se Shqipëria ndodhej në paradhomën e fashizmit. Sot Zheji nuk e përmend më fashizmin. Por fakti që LSI ka hyrë dhe është ulur në kolltukët e pushtetit të Berishës, nuk e ka zhdukur rrezikun e fashizmit. Ai vazhdon të mbetet në paradhomat e këtyre zyrave.

Lionel Mesi, Saliu dhe Samuti

Postuar në 14 Janar, 2013 04:22

Në përpjekjet e tij për t'u dukur çfarë nuk ka qenë dhe çfarë nuk është, kryeministri i Shqipërisë u shpreh para pak ditësh optimist se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë si Lionel Mesi, i cili fitoi Topin e Artë për të katërtën herë radhazi. Megjithëse ai e di se zgjedhjet e ardhshme i ka të humbura, i bën pohime të tilla për t’i mbajtur optimistë militantët e tij.

Historitë shqiptare të Palo Alto-s

Postuar në 13 Janar, 2013 08:52

 

Urime John Kerry

Postuar në 11 Janar, 2013 03:37

Të premten e kalueme, më 24 dhjetor 2012, në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, lajmëroi publikun amerikan dhe ndërkombëtar se kishte vendosë të emnojë senatorin John Kerry (D. Mass.) sekretar i Shtetit për punët e jashtëme. Senatori Kerry zëvendson zonjën Hillary Rodham Clinton, që pensionohet. Nji emnim i këtill ka qenë i pritun nga shumica e popullit amerikan, kryesisht sepse senatori Kerry ka qenë vazhdimisht shumë afër me Presidentin Obama.

Shtypi i shkruar, çfarë të ardhmeje

Postuar në 10 Janar, 2013 04:48

Ka pothuajse njëfarë ngazëllimi, në qarqe të ndryshme, me prospektin e një fundi të historisë sa i takon shtypit të shkruar dhe formave të tjera të medias tradicionale në përgjithësi. Pritet që mediat sociale, Facebook e të ngjashmit e tij, të bëhen formate sunduese dhe të pranuara si të tilla, domethënë që jo vetëm ta sundojnë spektrin e audiencës, por edhe të kenë skeptrin e referencialitetit. Te kjo e fundit, në fakt fillon edhe gabimi i entuziastëve, sepse ngatërrohet ajo që mund të quhet medium i networkut memediumin mediatik (ndërmjetësues).

Prej "lirisë së tregut" te "e drejta e banimit"

Postuar në 08 Janar, 2013 17:44

Dimri i mbushi shqiptarët me gëzim, prej festave të nëntorit e deri tek ato të dhjetorit. Po njëkohësisht me gëzimin erdh’ edhe i ftohti dhe terri i zakonshëm i dimrit, që zbutet aq shumë në gjirin e familjes së fortë, asaj strehëzës që pret me ngrohtësi edhe zëmëdhenjtë snobë e rebelë që thërrasin gjithë ditën për emancipim e pavarësi individuale, që prej katedrave të shoqërisë civile (sado luftëtarë të emancipimit që të jenë, e kanë vështirë të shkëputen nga gjiri i ëmbël i familjes patriarkale, ku kthehen menjëherë pas pune, apo pas kafes).

Çanta e Barjabave dhe raportet e Kontrollit tё Lartё tё Shtetit

Postuar në 07 Janar, 2013 07:06

U desh tё shfaqej njё “cen” i Barjabave (gjithmonё nёse do tё rezultojё kёshtu!...) dhe laraskat filluan tё flasin shqip nga podiumi i partisё. Prej kohesh nuk ishin shfaqur laraska tё tilla, qё tё shqyenin mish njeriu pa dhёmbje, madje me kёnaqёsi tё nxirrnin sytё e njё familjeje pa pritur fundin e njё procesi pёr tё mёsuar tё vёrtetёn. Por vec partisё nё pushtet edhe media duket se gjeti ngjarje pёr ta bёrё lajm kryesor, kur nё asnjё rast nuk mund tё ishte i tillё.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed