Arkiv-Op-Ed
BE, Nikoliç dhe dialogu me Kosovën
Të mërkurën mbrëma në Bruksel do të zhvillohet takimi i kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç. Edhe ky takim do të zhvillohet me „lehtësimin“ e baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Tash e sa javë ky takim ka zgjuar kureshtjen e qarqeve diplomatike në Bruksel dhe më gjerë. Pa dyshim se do të ketë një simbolikë historike edhe ky takim. Është hera e parë që takohen presidentët e dy „palëve“, siç thotë BE-ja apo dy shteteve, siç duam të besojmë ne, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Nacionalizmi si pretekst në Ballkan
Ka nji nacionalizëm të “mirë” i cili shprehet në zhvillimin e vlerave të mirëfillta të nji kombi dhe nji nacionalizëm që ma shumë se me promovue nji komb mundohet me prozhmue dhe me sulmue kombet tjera, kryesisht ato fqinje. Ky i fundit përpiqet me shpluhnos edhe nji herë “shpirtin e popullit” (Volksgeist) në kuptimin e vet ma të keq, domethanë me shkue përtej procesit të integrimit të nji populli në nji formë politike, tue qenë se sot të gjithë e pranojnë se e ardhmja e Ballkanit asht në Europë dhe jo në izolimin nacionalist.
Një përgjigje jo aq e thjeshtë, zoti Arvizu!
Si mund që liderët shqiptarë të bashkëpunojnë për të mirën e Atdheut? Është një përgjigje shumë e thjeshtë, mendon ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër A. Arvizu, mjafton që vetë liderët të duan Atdheun ashtu si Presidenti Obama dhe sekretarja Klinton në SHBA.
Edhe sa?
Doni më tema? Sa të duam i keni. Dhe secila prej tyre veç e veç apo edhe krejt së bashku nuk paraqesin gjë tjetër veç këtë tashmë molisje që vendit po i bëhet dhe cenimi që përditshmërisë dhe njerëzve të këtij nënqielli po u shkaktohet. Nga presioni në presion, skandali në skandal, shantazhi në shantazh.
Një vetëbesim i ri i shqiptarëve në Ballkan
“Prej këtu, prej Shkupit, iu bëj thirrje shqiptarëve të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre”. Kështu u thirri kryeministri shqiptar Sali Berisha më 25 nëntor 2012, gjatë një mitingu të madh në kryeqytetin maqedonas pjesëmarrësve, mes të cilëve gjendeshin edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zv/kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, si dhe politikani shqiptaro-maqedonas dhe ish-udhëheqësi i guerilëve, Ali Ahmeti. Kryeqyteti maqedonas ishte zhytur në një det flamujsh shqiptarë.
“Një gjak, një gjuhë”
Dachau – Spaç: aty ku koha ndalet
Kur viziton kampin e Dachaut në Gjermani koha ndalet. Pyetja retorike që të vjen menjëherë në mend është: Pse? Dhe njëkohësisht kjo pyetje shoqërohet me një vendim të pakthyeshëm: kurrë më! Takimi me shenjat e së keqes është traumatizues dhe gjithmonë mbart në vetvete këto dy aspekte: pse? dhe kurrë më! Dachau është memoriali i mosharresës. Ishte dikur kampi i atyre që ishin ndryshe: emigrantët, dëshmitarët e Jehovait, romët, homoseksualët por edhe i atyre që e mendonin ndryshe: komunistët, socialdemokratët, priftërinjtë dhe në fund hebrenjtë që ishin ndryshe dhe mendonin ndryshe.
Shqipëria të kërkojë falje dhe të ndriçohet vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi
Po hyjmë në vitin e 15-të që nga vrasja më e madhe politike e Kosovës në gjysmë-shekullin e kaluar. Derisa disa nga vrasjet politike tashmë janë ndriçuar, shumica janë duke u hetuar nga EULEX-i, njëra nga ato, ndoshta më e thjeshta për t’u hetuar, ajo më e madhja, as që po hetohet.
Në kohën kur retorika për bashkimin Kosovë-Shqipëri është në kulminacion, është e rrugës që Tirana zyrtare të çlirohet nga njëra prej hipotekave më të mëdha në raport me Prishtinën.
Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës
Kosova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë atëherë kur të hapen arkivat e Beogradit dhe Tiranës. Këta arkiva vështirë se do të hapen para se Beogradi ë ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Hapja e arkivave të Beogradit do të mund të përmbyste opinionin publik në Kosovë rreth figurave publike: atyre aktuale dhe historike. Kjo hapje do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë të Kosovës dhe të Tiranës zyrtare.
Serbia dhe ndarja e mundshme e saj
Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.
Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.
Heqja e lapidarit
1. Çfarë pune i prishte Serbisë lapidari i të rënëve në qendër të qytetit të Preshevës? Ata ranë në një luftë për liritë themelore të njeriut. Një luftë kundër një regjimi që tashmë e gjithë Europa e ka ndëshkuar. Madje edhe vetë Serbia ka thënë se e ka tejkaluar. Ai që e projektoi dhe e udhëhoqi atë regjim, më gjakatarin në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore, i shpëtoi ndëshkimit të Gjykatës së Hagës, vetëm pasi Zoti u tregua më i shpejtë.