T'i thuash 'jo' ultimatumit të 6 gushtit

Postuar në 05 Gusht, 2012 05:07

Propaganda e qeverisë po arrin nivele shantazhi duke thuajse urdhëruar opozitën që të votojë heqjen e imuniteteve më 6 gusht. Kryeministri Berisha dhe altoparlantët e tij sokëllijnë: Nëse nuk votohet heqja e imuniteteve Shqipëria do humbasë shansin të marrë statusin e kandidatit të BE, nëse nuk voton heqjen e imuniteteve opozita do kryente një puç ndaj shtetit, po nuk votoi heqjen e imuniteteve opozita do demonstrojë se kërkon të mbrojë korrupsionin nga antikorrupsioni! Por pavarësisht kësaj propagande dhe presioni të egër duket se opozita nuk do ta votojë heqjen e imuniteteve më 6 gusht. Dhe arsyeja për këtë nuk është se dëshiron të pengojë po përkundrazi se dëshiron që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Opozita nuk do të votojë më 6 gusht, sepse synon që heqja e imuniteteve të mos i shërbejë gjuetisë së shtrigave që një pushtet i korruptuar po përgatit kundër opozitës, por luftës kundër megakorrupsionit të qeverisë.

Kryeministri Berisha shpërtheu një vullkan me gënjeshtra. Ai tha se heqja e imuniteteve më 6 gusht është kusht për marrjen e statusit të kandidatit. E vërteta është se për marrjen e këtij statusi Shqipëria (dhe në radhë të parë qeveria) duhet të përmbushë nja 12 rekomandime që kanë të bëjnë, ndër të tjera, me pavarësinë e pushteteve, me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, me kthimin e pronave pronarëve, me krijimin e një administrate të depolitizuar, me luftimin e korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta të politikës e në radhë të parë, në radhët e qeverisë që është klasikisht burimi kryesor i korrupsionit. Dhe pengesa kryesore për përmbushjen e këtyre standardeve, të kërkuara edhe nga 12 rekomandimet, ka qenë dhe mbetet tendenca e fuqishme autokratike në kokë të pushtetit e mishëruar nga Kryeministri Berisha dhe klani i tij. Nëse korrupsioni nuk luftohet në nivele të larta të qeverisjes është për shkak të këtij autokratizmi që ka shtrirë kthetrat në gjyqësor duke penguar drejtësinë dhe duke i dhënë statusin e pandëshkueshmërisë vetë Kryeministrit dhe K°. Nëse kemi një administratë të politizuar, fajtor është vetëm dhe vetëm Kryeministri autokrat që u ka dhënë direktivë të vetëve për flakjen antiligjore të mijëra punonjësve publikë dhe mbushjen e administratës me militantë partiakë që nuk i binden ligjit, por vullnetit antiligj të pushtetit. Nëse prona pas dy dekadash nga rënia a komunizmit nuk është kthyer tek i zoti, kjo padrejtësi është bilanc i liderëve të tipit Berisha që kanë mbi dy dekada në krye të punëve të Shqipërisë. Por a do ta ndihmonte kufizimi i imuniteteve për deputetët dhe gjykatësit luftën kundër korrupsionit të madh qeveritar dhe bashkë me të edhe procesin e integrimit të Shqipërisë? Varet. Nëse kufizimi i imuniteteve bëhet me kujdes e shoqëruar edhe me një paketë ndryshimesh të Kushtetutës që i shërbejnë pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, sigurisht që po. Por nëse kufizimi i imuniteteve bëhet me nxitim, i pamenduar duke respektuar jo qëllimin, që duhet të jetë forcimi i shtetit ligjor me anë të pavarësisë së pushteteve, por një datë absurde si 6 gushti e caktuar arbitrarisht nga Berisha, kufizimi i imuniteteve nuk do t’i shërbente aspak luftës kundër korrupsionit dhe integrimit të Shqipërisë me Europën. Përkundrazi, do t’i shërbente forcimit jo të shtetit ligjor, por të një shteti që nuk drejtohet nga vullneti i ligjit, por nga vullneti i “Maliqit” Kryeministër. Do t’i shërbente jo luftës kundër korrupsionit, por gjuetisë së shtrigave të një pushteti të superkorruptuar kundër opozitës dhe maskimit të korrupsionit qeveritar me “antikorrupsion”. Pra nuk do t’i shërbente as integrimit që antiperëndimorët në pushtet, e kanë “merak” kaq shumë këto ditë duke e përfolur si interes kombëtar.

Kohët kanë provuar se aty ku ka institucione të pavarura të shtetit ligjor të bashkëshoqëruara nga një vullnet politik, korrupsioni mund të luftohet me sukses edhe pa i kufizuar imunitetet. Por aty ku, si në Shqipëri, nuk ka të tilla institucione, korrupsioni nuk mund të luftohet edhe sikur të gjithë deputetët dhe gjyqtarët të zhvishen jo vetëm nga imunitetet, por edhe përtej imuniteteve. Në Shqipëri ka një numër rastesh kur, edhe pse pa imunitet, politikanë e të korruptuar në qeverinë “Berisha” kanë shpëtuar të pandëshkuar nga ligji. Sepse që të luftohet korrupsioni duhet në radhë të parë drejtësi. Pa drejtësi të pavarur edhe heqja e imunitetit do t’i shërbejë korrupsionit dhe jo antikorrupsionit, do jetë një proces i korruptuar që në nisje të tij, në qëllimin e tij. Prandaj themi se mosvotimi në 6 gusht i ultimatumit berishisto-metist për imunitetet, do të jetë një kontribut  i opozitës për kauzën e shtetit ligjor, antikorrupsionit e vërtetë dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqip

Comments

Submitted by nik (not verified) on

o kapterr stefani.po ti deri dje na hutove per imunitetet,tashti nuk u dashkan hequr.

ke honorar te mire ti qe shkruan cfare te thote edi.

Submitted by Bard (not verified) on

Stefani, mire qe qeveria nuk paska plotesuar 12 kriteret per marrjen e statusit, po opozita, pse nuk jep kontributin e vet per marrjen e ketij statusi, pavaresisht asaj ç'ka ben qeveria? Perse nuk e voton heqjen e imunitetit, sa per t'ia lene kopilin ne dere qeverise per 12 kriteret e tjera? Nga se ka frike? Mosvotimi i heqjes se imuniteteve nga frika e perndjekjes se eksponenteve te korruptuar te PS nga Berisha, apo kushtezimi ti votimit pro heqjes se imuniteteve me ndryshime te tjera kushtetuese sipas midese se kryetarit, tregon edhe njehere vogelsine dhe paburrerine e kesaj opozite paçavure: Opozite e shantazhueshme, e frikesuar nga nje pushtet i kalbur ne çdo qelize te tij, opozite e cofur qe s'meriton te votohet, por te hidhet tutje bashke me qeverine.

Submitted by Astrit (not verified) on

Jam shume dakord me Bard me siper qe eshte nje opozite e dobet, e shantazhueshme dhe qe duhet rrezuar bashke me qeverine. 100% dakord.

Por dua edhe te kujtoj se ceshtjet nuk jane kaq te thjeshta. Ne asnje vend te botes nuk kemi opozite pa imunitet dhe aresyet kuptohen. Korrupsioni ne Shqiperi nuk mund te luftohet duke hequr imunitete. Nuk ka ndodhur ndonjehere deri me sot qe te na jete bere imuniteti pengese per te luftuar kete kancer. Perkundrazi, sa here hapet fjala per hetime dhe heqje imunitetesh Meta eshte i pari qe te le imunitetin e tij ne dore...

Po ashtu gabojme kur mendojme se mund te genjme Europen dhe veten duke kujtuar se kalimi i nje ligji imunitetesh do te na beje te pranueshem dhe anetare te denje te Europes. Pasi ne kemi nje sistem drejtesie te cilit nuk dihet nese duhet ti qajme me pare korrupsionin brenda tij apo inkompetencen. Ne kemi nje sistem ne krye te te cilit gjendet nje President Republike dikur me grade kapter ushtrie, nje Prokurore e Pergjitheshme (me gjithe respektin) qe u zgjodh ne detyre ne moshen 34 vjecare. Nje armate gjykatesish te formuar keq, ideja e te cileve mbi integritetin permblidhet ne mbrojtjen fort te vijes se 'Kryetarit' pavaresisht se cili eshte Bajraktari te cilit i shkojne nga mbrapa. Sistemi yne drejtues, ne drejtesi e ne te gjitha fushat drejtohet nga njerez qe filmojne veten duke numeruar parate e dalin te pafajshem. Apo te tjere qe ne gjyqe fitojne 5-0 pafajesite.

Perse ta heqim imunitetin? Qe edhe i fundit anetar (hipotetikisht) i ndershem i parlamentit te cohet ne gjyq sa here qe kryetares dhe bashkefajtoreve te saje do ti doje qejfi 'te flake ndonjerin prej zhelesh'? Shqiperia eshte kthyer ne nje autarki qe perben rrezik per qytetaret e saj. Ne kete rast eshte detyra jone te mbrojme garancite e fundit kushtetuese, jo per hir te kesaj palo opozite qe kemi, por per hir te se nesermes, kur nje opozite per te qene ti kundervihet palo-qeverive qe kemi dhe ti duhet te mbrohet nga dhuna e kryetareve tane shtatgjate te qeverive. Te rinj apo te vjeter.

Submitted by Bard (not verified) on

Heqja apo mos heqja e imuniteteve eshte nje debat qe konsumohet sa per te mos lejuar qe palet te perballen fizikisht ne rruge. Meqe Rama s'ka bythe te perballet, ben sikur lufton ne parlament. Ceshtja qe kerkon zgjidhje eshte denimi i zyrtareve te korruptuar qe gjenden ne krye te piramides se pushtetit, dhe imuniteti apo mospasja e tij nuk eshte rruga per ta zgjidhur. Kush gjykates do guxonte te denonte Berishen&Co per korrupsion, me apo pa imunitet, kur dihet qe sejcili prej tyre eshte emeruar sipas nje parimi korruptiv drejtperdrejt apo terthorazi nga ky i fundit? Kjo eshte qesharake ta mendosh. Nje shoqeri eshte shoqeri vetem nese ne themel te saj qendron drejtesia dhe respektimi i rregullave te lojes. Kur keto hidhen poshte, opsionet e vetme jane qe ose kjo shoqeri te shperbehet, ose te shkoje ne perplasje fizike mes paleve qe drejtesia dhe rregullat e lojes te vihen ne vend, dhe shkelesit te vihen para ligjit. Nga keto, Rama ka shpikur nje rruge te trete, ate te lehjes ne Twitter. Une nuk mendoj se Rama e ka kuptuar ndonjehere se me ke ka te beje, ose eshte teper i paafte per te synuar dhe merituar pushtet. Kjo shoqeri eshte kaq e padrejte dhe e shperbere moralisht, sa vetem nje perballje e rrepte ne rruge mund ti rregulloje gjerat. Duket teper anarkiste si ide, por duhet menduar qe sisteme te ngjashme qeverisje me kete tonin kishin edhe vendet arabe, dhe lideret e vet nuk u ngopen ndonjehere, u bene 80 vjec ne pushtet derisa populli nuk duronte me. Ndersa Rama njeh dy mundesi per te ardhur ne pushtet: Ose qe Berisha te ngordhe vete, ose te velet nga pushteti. Nuk e di nese i ke pare socialistet sa qesharake behen sa here Berishes i bie niveli i sheqerit apo shkon ne spital. Dergojne linqe e bejne komente neper Facebook e Twitter duke demonstruar haptazi deshiren e shpresen e tyre qe ai te vdese. Ja, kjo eshte opozita jone, qe s'ka bythe te munde kundershtarin, vetem shpreson qe te rrezohet vete!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.