trump
Dy popuj miq, letër nga SHBA për Ilir Metën
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti amerikan Donald Trump me rastin e fesstës së Pavarësisë. Veç konfirmimit për miqësinë e fortë që ekziston mes dy vendeve, kreu i Shtëpisë së Bardhë përmendi edhe pritshmëritë që ka administrata amerikane për reformën në drejtësi, si një ndër reformat kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Mesazhi :
"CNN prezanton keq SHBA në botë"
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka provokuar sërish replika në distancë me mediat. Qendër e sulmit me synim diskreditues ishte “armiku” numër një i tij në media, rrjeti CNN. Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, Trump shkruan se brenda SHBA-së, Fox Neës është shumë më i rëndësishëm sesa CNN, por jashtë SHBA-së, CNN mbetet sipas tij një burim kryesor i “Fake News që e prezantojnë keq kombin në botë”.
“Do refuzoj urdhërat e Trump për sulm bërthanor”
Komandanti ushtarak, përgjegjësia e të cilit është arsenali bërthamor amerikan raportohet të ketë deklaruar se se do t’i "rezistojë" çdo urdhëri të presidentit Donald Trump, pë të nisur një sulm "të paligjshëm" me armë bërthamore.
Sipas CBS News, Gjenerali John Chaitén, kreu i Komandës Strategjike (STRATCOM) tha në një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada se ka menduar shumë për atë që do të thotë nëse merr një urdhër të tillë.
Trump autorizon zbulimin e plotë të dosjes Kennedy
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se do të autorizojë zbulimin e të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjen e John F. Kennedy, përveç atyre që përmbajnë emrat dhe adresat e njerëzve ende të gjallë.
"Pas konsultimeve rigoroze me Gjeneralin Kelly, CIA-n dhe agjencitë e tjera, unë do të autorizoj lirimin e të gjitha dosjeve të JFK, përveç emrave dhe adresave të njerëzve ende të gjallë," tha Trump në një seri postimesh në Twitter.
Fund teorive të konspiracionit për “Vrasjen e Shekullit”
Ndryshe nga sa pritej, Donald Trump do të lejojë deklasifikimin e dosjes së vrasjes së ish-presidentit John Kennedy. Përmes një njoftimi në Twiter, presidenti amerikan deklaroi se dokumentet sekrete të 22 nëntorit 1963 do të bëhen publike.Mediat amerikane raportuan fillimisht se Trump do e bllokonte publikimin e dosjeve, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se Shtëpia e Bardhë ka diçka për të fshehur.
Takim 2 orësh i Trump me Cipras
Takimi i Donald Trump me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Shtëpinë e Bardhë i tejkaloi dy orët duke e thyer edhe protokollin. Nga deklarata e përbashkët e dy liderëve dolën disa lajme që kanë të bëjnë me borxhin grek, ecurinë e ekonomisë të vendit fqinj, energjinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe bazën ushtarake të Souda-s.
SHBA-Iran, drejt një krize të re globale
Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit po shfaqet si një çështje që destabilizon skenën politike globale. Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ratifikimin e marrëveshjes nga ana e SHBA-ve me argumentin se Irani financon terrorizmin. Pas kësaj deklarata Trump u ballafaqua me kritika të ashpra nga presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, i cili foli për "akuza të pabaza", ndërsa zyrtarë evropianë i kërkuan kreut të Shtëpisë së Bardhë të rimendojë veprimet e tij.
"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.
“Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.
Cipras në Shtëpinë e Bardhë, rinovon marrëveshjen për bazën e Souda
Një seri çështjesh me natyrë ekonomike dhe gjeopolitik pritet të diskutohen në takimin që kryeministri grek Alexis Tsipras do të ketë me me Presidentin amerikan, Donald Trump në 17 tetor në Shtëpinë e Bardhë.
Trump, deklaratë pas takimit me krerët ushtarakë: Qetësi, para stuhisë
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbajë lart stekën e deklaratave publike kur vjen pun ate çështjet ushtarake. Konkretisht, pas një takimi me krerët e ushtrisë amerikane, Trump pozoi në një foto të përbashkët duke përcjellë edhe një mesazh: