Cipras në Shtëpinë e Bardhë, rinovon marrëveshjen për bazën e Souda

Postuar në 08 Tetor, 2017 13:28

Një seri çështjesh me natyrë ekonomike dhe gjeopolitik pritet të diskutohen në takimin që  kryeministri  grek Alexis Tsipras do të ketë me me Presidentin amerikan, Donald Trump në 17 tetor në Shtëpinë e Bardhë.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se  "Presidenti Tramp dhe kryeministri Cipras do të diskutojnë mënyrat për të forcuar partneritetin dhe për të demonstruar angazhimin e përbashkët për vlerat e qëndrueshme demokratike që janë kaq të rëndësishme për të siguruar paqen dhe begatinë në mbarë botën. Presidenti dhe Kryeministri do të diskutojnë një sërë çështjesh dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë bashkëpunimin e mbrojtjes, investimet ekonomike, sigurinë energjetike dhe lidhjet e forta kulturore mes amerikanëve dhe grekëve"

Marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara përfshijnë zgjerimin e marrëveshjes për përdorimin e bazës së Soudas, e cila luan një rol të rëndësishëm për planet e SHBA në rajon dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin dhe "Shtetin Islamik". 

Kongresi ka miratuar për vitet 2018-19 fonde prej 40.145 milionë dollarësh për projekte brenda kësaj baze, prej të cilave 22 milionë kanë të bëjnë me zgjerimin e hapësirës së parkimit të avionëve dhe ndërtimin e një sistemi të furnizimit me ujë.

Përtëritja e marrëveshjes së koncesionit për bazën e Soudas është në fakt aktualisht çështja numër një për amerikanët. Sipas informacionit, Uashingtoni kërkon një marrëveshje pesëvjeçare, pasi rëndësia strategjike e Soudas është rivlerësuar.

Tregues i rëndësisë që Uashingtoni i jep kësaj baze është mesazhi që u dërgua në verë nga ambasadori amerikan në Athine, i cili tha se  "Souda" është i vetmi vend  mes Norfolk, Virxhinias dhe Gjirit Përsik, ku ne kemi një bazë të përshtatshme për transportuesit e avionëve pranë një aeroporti të madh, i cili ofron përparësi të veçantë në aspektin e kapacitetit të furnizimit dhe riparimit". 
Agjenda e vizitës së Cipras në Shtëpinë e Bardhë përfshin gjithashtu çështjet rajonale që lidhen me Qipron, marrdhëniet e Greqisë me Maqedoninë dhe fqinjët. 

http://www.huffingtonpost.gr/2017/10/08/politiki-atzenta-trump-tsipra_n_...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.