Dy popuj miq, letër nga SHBA për Ilir Metën
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti amerikan Donald Trump me rastin e fesstës së Pavarësisë. Veç konfirmimit për miqësinë e fortë që ekziston mes dy vendeve, kreu i Shtëpisë së Bardhë përmendi edhe pritshmëritë që ka administrata amerikane për reformën në drejtësi, si një ndër reformat kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Mesazhi :
Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme. Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët.
Add new comment