trump
Trump përballë Trump(video)
Pas intervistës me Klinton, Jimmy Fallon ka patur të ftuar në “Tonight Show” kandidatin republikan për President, Donald Trump. Ky i fundit është shprehur se “Fallon po bën një punë shumë të mirë”. Intervista nuk është vetëm zbavitëse:
Kandidati për President i SHBA, Trump: “Nuk e kam problem një musliman në kabinetin tim”
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump mbetet lajmi kryesor nga kjo fushatë. Pak ditë më parë ai u vu në qendër të debatit pasi në Neë Hampshire nuk korrigjoi një qytetar që tha se Obama është musliman. Më herët ai ka folur shumë ashpër kundër imigracionit klandestin me fjalë të papërshtatshme për hispanikët.
Trump nuk ta zgjat shumë(video)
Jorge Ramos i "Univision" i bën një pyetje kandidatit për president, Donald Trump, por pa iu dhënë e drejta prej këtij të fundit. Trump i kërkon të ulet, por gazetari vazhdon. Çështjen e zgjidh siguria.
Trump: “Nëse zgjidhem president i Amerikës do të dëboj 11 milionë klandestinë nga vendi”
Bëhet gjithnjë e më agresiv Donald Trump, miliarderi amerikan që kandidon për postin presidencial në zgjedhjet amerikane 2016. Kandidati presidencial është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë të aseteve të tij, nëse republikanët do ta mbështesin atë në fushatën zgjedhore. Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliard dollarë për kandidim, dhe nëse do të arritë të fitojë, premton se do të largojë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm.
Trump përbuz femrat? Ai përgjigjet: "Të qenit politikisht korrekt, problemi më i madh i SHBA"
Donald Trump mbetet lajmi i lajmeve në SHBA. Gjatë debatit presidencial mes kandidatëve republikanë, Trump u pyet nga moderatorja Megyn Kelly për deklaratat e tij mbi femrat. Ajo ka cituar se ai i ka quajtur femrat që nuk pëlqen, dosa të dhjamosura, qen etjj. Trump reagoi me një përgjigje kaubojsi: "Problemi i madh i këtij vendi është të qenit 'politikisht korrekt'. Nuk po fitojmë më, as me Kinën apo me Meksikën. E kam fjalën në tregti. Na duhet forcë, mendje, shpejtësi. Nuk kam kohë për të humbur. Kam thënë ato që kam thënë". Dhe ngjitja e tij në sondazhe vazhdon.