trump
Gara republikane në SHBA: Trump fiton 5 shtete në 5 që ishin në garë
Sonte natën dolën rezultatet (pothuajse të plota deri në këtë moment, siç duket amerikanët kanë nevojë për QKR-në tonë) e garës republikane dhe asaj demokrate në SHBA. Për momentin fitorja e Hillary Clinton në kampin demokrat duket e sigurtë ndërsa ajo e Trump ndër republikanët duket në konfirmim e sipër. Duhet pasur parasysh që Trump akoma nuk gëzon mbështetjen e "establishmentit" të Partisë Republikane. Por ai po avancon në votimet, sidomos në dy javët e fundit, duke fituar Neë York para një jave dhe sonte, 5 shtete nga 5 që ishin në garë.
“Make America Great Again” - një pikturë që ka sjellë andralla të mëdha
Një pikturë e Illma Gore, ku paraqitet kandidati republikan për President i ShBA-së, Donlad Trump, nudo dhe me penis të vogël, ka sjellë disa probleme për autoren. Piktura e titulluar “Make America Great Again” është ekspozuar në “Maddox Gallery” në Londër dhe ofertat për blerjen e saj nuk kanë munguar. Mirëpo pasi e publikoi në Facebook-un e saj dhe pasi piktura u bë shumë e shikuar, kërcënimet për kallëzim penal nëse piktura shitej, mbërritën në adresë të autores.
Kryeministri i Shqipërisë mesazh nga CNN për zgjedhjet në SHBA!!!
I ftuar në studion e Richard Quest, Edi Rama, ka deklaruar se Trump e dëmton Amerikën me retorikën e tij kundër myslimanëve. Diçka kjo e tepërt edhe për standardin e "Mbledhjes së 81 partive në Moskë". Shqipëria është vend i vogël dhe fjala e saj ka një vlerë modeste, madje edhe për çështjet ballkanike. Duhet të njohim edhe faktin se askush nga Shqipëria nuk ka këllqe të shpallet kampion i tolerancës, as i myslimanëve të moderuar, si vlerë marketingu, pasi në çdo rast peshojmë pak.
Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit
Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.
Për Trump, Shqipëria nuk ekziston as si “shprehje gjeografike”
Ka dy ditë që shqiptarët janë nën ankthin se po u zgjodh Donald Trump president i SHBA-së, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Partnerit Strategjik, do të cenohen. T’i biem shkurt dhe të sqarojmë dy momente, më saktë tre:
Së pari, SHBA është me të vërtetë Partner Strategjik i Shqipërisë, pasi kush tjetër do duronte gomarllëqet pa kuptim që prodhon politika e këtij vendi? Me siguri, një dikush i fuqishëm, si SHBA, që pikërisht pse është kaq e fuqishme, operon njësoj si Zoti dikur kur krijoi gjindjen: u engledis duke krijuar edhe Shqipërinë.
Rekord negativiteti në sondazh për kandidatët Clinton dhe Trump
Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24% e elektoratit ka opinion pozitiv. Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është minus 33%. Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – minus 21%. Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.
Edhe ti je Donald Trump. Gjeje se në cilën datë!
Donald Trump ndryshon shpesh mendje. Ose të paktën jep përgjigje të ndryshme për të njëjtat çështje në kohë të ndryshme. Kjo natyrisht nuk ka penguar që kandidati republikan të mposhtë këdo që i "doli përpara". Një gazetë holandeze ka gjetur një ide origjinale për ta përshkruar Trump: një pyetësor në të cilin çdo përgjigje të japësh, në finale të jep Trumpin e një date te caktuar. Si duket duke bërë kryqëzimin e përgjigjeve me ato që Trump ka thënë për te njëjtat tema.
Marco Rubio tërhiqet nga gara presidenciale
Republikani i Floridës, Senatori Marco Rubio u largua nga gara presidenciale, ndërsa guvernatori republikan i Ohajos, John Kasich mposhti kryesuesin e garës Donald Trump në shtetin e tij.Pas humbjes poshtëruese në shtetin e tij, Rubio tha se i ishte mirënjohës të gjithë atyre që e mbështetën. Ai tha se nuk ishte në "planet e Zotit" që ai të bëhej president në vitin 2016 e ndoshta kurrë.
“Të ndalet Trump me çdo kusht” - Spekullime mbi takimin Cook-Musk-Page-Parker. “Washington Post”: “Hillary Clinton gënjeu për e-mailet”
Demokracia funksionon dhe është domosdoshmëri, por mesa duket jo përherë rregullat e saj japin siguri. Kjo mund të thuhet me garën presidencial amerikane, ku Donald Trump, fituesi i ballafaqimeve publike, debateve, sondazheve, përherë sipas lojës së njohur, po shpallet gradualisht armiku numër një për sigurinë e SHBA-së.
Super e marta, Trump dhe Clinton drejt përplasjes së nëntorit
Donald Tramp dhe Hilari Klinton janë fituesit e mëdhenj të raundit kreyesor të zgjedhjeve paraprake, duke hedhur një hap të rëndësishëm për garën finale të 8 nëntorit. Dy kandidatët kryesorë në kampin republican dhe atë demokrat kanë fituar të dy në të paktën 7 shtete, nga 11 të mundshëm. Pavarësisht retorikës së tij arrogante dhe kundër emigrantëve, Donald Tramp fitoi qartësisht “Super të martën” duke siguruar 169 delegatë, ndërsa kundërshtarët e tij Ted Cruz dhe Marco Rubio përkatësisht 97 dhe37. Në kampin demokrat Hilari Klinton fitoi 314 delgatë, ndësa Berni Sanders 210.