Rekord negativiteti në sondazh për kandidatët Clinton dhe Trump

Postuar në 22 Mars, 2016 20:41

Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24% e elektoratit ka opinion pozitiv. Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është minus 33%. Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – minus 21%. Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.

Niveli i negativitetit për këta dy kandidatë është rekord në historinë parazgjedhore të këtij sondazhi. Më pranë këtyre shifrave negative, ka qenë bashkëshorti i Hillarit – Bill Clinton shënoi shifrën minus 17% në prag të zgjedhjeve të vitit 1992. Ndërsa rekordin pozitiv e kanë shënuar Barack Obama dhe John McCain në 2008-ën, përkatësisht me plus 16% dhe plus 7%.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.