sondazhe

Rënie në sondazhe për Merkel

Postuar në 09 Qershor, 2019 11:07

Rënie rekord e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel në sondazhe.  CDU është tre pikë prapa opozitës së të Gjelbërve, popullariteti i të cilëve është në rritje spektakolare kohët e fundit. Rezultatet e sondazit pasqyrojnë kultivimin e një pakënaqësie në rritje ndaj "koalicionit të madh" qeverisës.

RCP: Clinton 322 - Trump 216

Postuar në 04 Tetor, 2016 21:32

Portali amerikan RealClearPolitics ka ndërtuar hartën elektorale të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bazuar në sondazhet më të fundit të 50 shteteve, sipas së cilës, Hillary Clinton ka sot 322 vota elektorale dhe Donald Trump 216.

Që kjo situatë të ndryshojë pas 35 ditësh, Trump-i duhet ta mbajë epërsinë aktuale në shtetin e Ohajos (18 vota elektorale), dhe të përmbysë epërsinë e Clinton-it në shtetet e Floridës (29 vota elektorale), Karolinës së Veriut (15 vota elektorale) dhe Pensilvanisë (20 vota elektorale).

E.Z.  

Rekord negativiteti në sondazh për kandidatët Clinton dhe Trump

Postuar në 22 Mars, 2016 20:41

Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24% e elektoratit ka opinion pozitiv. Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është minus 33%. Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – minus 21%. Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.

8 në 10 grekë të zhgënjyer nga Tsipras

Postuar në 18 Janar, 2016 11:45

Pak më shumë se 100 ditë nga rimandatimi, qeveria e Aleksis Tsipras ka humbur ndjeshëm popullaritetin. Sondazhet tregojnë se 10 për qind janë të kënaqur me qeverinë, ndërsa 2 për qind besojnë se qeveria po shkon më mirë nga parashikimet. 63 përqind deklarojnë se vendi nuk po qeveriset siç ishte premtuar, ndërsa 19 për qind janë të mendimit se po qeveriset aq keq sa kishin menduar.

Zheji: Rama po bën sondazhe në bazë për ndarjen me Metën

Postuar në 28 Shtator, 2015 23:41

Në emisionin “Opinion”, drejtori i gazetës "Mapo", Artur Zheji, i njohur edhe si një analist afër LSI-së, deklaroi se Edi Rama ka nisur sondazhet në bazë për të testuar qasjen e anëtarësisë socialiste ndaj skandaleve të përfolura së fundmi në media dhe ndarjes eventuale me Ilir Metën dhe LSI-në. Zheji shtoi se ishte në dijeni të fakteve se Rama ka dërguar emisarë në terren për mbikqyrur sondazhet që po kryhen në bazën socialiste.

Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh

Postuar në 03 Shtator, 2015 08:49

Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.

Subscribe to RSS - sondazhe