8 në 10 grekë të zhgënjyer nga Tsipras

Postuar në 18 Janar, 2016 11:45

Pak më shumë se 100 ditë nga rimandatimi, qeveria e Aleksis Tsipras ka humbur ndjeshëm popullaritetin. Sondazhet tregojnë se 10 për qind janë të kënaqur me qeverinë, ndërsa 2 për qind besojnë se qeveria po shkon më mirë nga parashikimet. 63 përqind deklarojnë se vendi nuk po qeveriset siç ishte premtuar, ndërsa 19 për qind janë të mendimit se po qeveriset aq keq sa kishin menduar.

Përfundimi 8 në 10 grekë të zhgënjyer me Aleksis Tsipras. Kreu i Syrizas duket se po humbet popullaritet edhe brenda vetë partisë së tij, ku 45 për qind mendojnë se qeveria përpiqet por e ka të pamundur të mbajë premtimet, ndërsa 23 për qind thotë se qeveria e Cipas ka ndjekur politika të gabuara.

80 për qind e grekëve janë pesimistë për të ardhmen e ekonomisë dhe financave të tyre.

Në rënien e popullaritetit të Cipas kanë ndikuar edhe zhvillimet politike në kampin opozitar pas zgjedhjes së Kyriakos Micotakis në krye të Demokracisë së Re. Opozita për herë të parë kryeson në sondazhe për prirjen e  votës, duke marrë një diferencë me 3-4 pikë përqindje ndaj radikalëve të Aleksis Tsipras.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.