Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh
Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas. Ky avantazh i lehtë i konservatorëve grekë vjen si pasojë e çarjes që pësoi Syriza muajt e fundit me rebelimin e 25 deputetëve dhe krijimin e një partie nga krahu radikal i të majtëve grekë që udhëhiqet nga Lafazanis. Parti e tretë në sondazhe qëndron bindshëm Agimi i Artë me 5.5 %, pavarësisht diferencës që ka me dy partitë kryesore. Socialistët e PASOK renditen forcë e katërt bashkë me DIMAR, ndërsa pas tyre vjen Partia Komuniste KKE dhe Potami. l.m
Add new comment