Rënie në sondazhe për Merkel
Rënie rekord e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel në sondazhe. CDU është tre pikë prapa opozitës së të Gjelbërve, popullariteti i të cilëve është në rritje spektakolare kohët e fundit. Rezultatet e sondazit pasqyrojnë kultivimin e një pakënaqësie në rritje ndaj "koalicionit të madh" qeverisës.
Dyshimet nëse aleanca e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë mund të mbyllë mandatin e plotë që përfundon në vitin 2021 janë rritur, kryesisht për shkak të situtatës në radhët e Social Demokratëve (SPD), që çoi edhe në dorëheqjen e kryetares Andrea Nales . Shumë analistë parashikojnë mbajtjen e zgjedhjeve federale në vitin 2020.
Sipas sondazhit (CDU / CSU) ka 24% të votave, duke reduktuar me dy pikë në krahasim me javën e kaluar. Të Gjelbrit, e stimuluar nga shqetësimi në rritje në lidhje me ndryshimin e klimës ka kaluar parti e parë me 27% të preferencave.
SPD mbetet e mbërthyer në nivelit më të ulët të tij historik, 12%. Nivel i barabartë me atë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD). Në qoftë se koalicioni i Merkel rrëzohet, vendi do të ballafaqohet në skenarët e zgjedhjeve të parakohshme dhe formimin e një koalicioni qeveritar apo një aleancë të pakëndshme prej tre fraksioneve.
Add new comment