gara presidenciale
Humbja dhe diskreditimi i mediave tradicionale amerikane
Në vitin 2016 kur Donald Trump u zgjodh president i ShBA mund të kujtohen dy përkufizime që kanq rëndësi: i pari ai i George Soros që u shpreh se “Trump si mbreti i vetëpromovimit nuk po e beson as vetë suksesin që po ka”. Ky pohim jep të kuptojë ndër të tjera se sistemi politik amerikan nuk është i imunizuar nga të papriturat, pra se ai është me përkufizim i pakontrollueshëm.
Mjafton kalimi i një pike kritike dhe mandej nuk ka rregulla që të menaxhojnë ortekun.
Një komedi amerikane/Mediat jashtë rolit: I bëjnë gjyqin moral Trump
Të gjithë lexojmë shpesh kritika për median shqip. Kritika që nisin që nga keqraportimi, njëanësia, censura, mungesa e seriozitetit dhe deri te roli i saj si zgjatim i pushtetit. Të gjitha janë legjitime dhe në përgjithësi të vërteta. Media shqip i ka të gjitha këto simptoma dhe ka dëshmuar pak vullnet për korrigjim.
CNN: Kuotat e Trump-it u rritën me 6 pikë pas konventës republikane
Nga sondazhi më i fundit i kryer nga ORC International për llogari të CNN-it, rezulton se gara dyshe Trump-Clinton regjistron shifrat 48%-45% në nivel kombëtar (kandidatët e partive të vogla nuk janë përfshirë në pyetje).
Trump ndan republikanët. Kreu i partisë lë të hapur opsionin e kundërvënies ndaj tij në Konventën e muajit korrik
Deklaratat e Donald Trump pas ngjarjes në Orlando nuk janë përtypur lehtë nga republikanët të cilët janë të ndarë sa i përket të nominuarit të tyre për garën presidenciale të muajit nëntor. Koha kalon dhe po bëhet shumë e vështirë që dikush të gjejë një propozim të kthjellët, apo një qëndrim të përgjegjshëm, brenda kufijvë të normale nga Trump. Nëse dikush mendonte se kjo ishte çështje taktike, qëndrimi me ngjarjen e Orlandos e ka hequr atë. Edhe kreu i partisë, Paul Ryan, kryetar i Kongresit, ka lënë të hapur mundësinë e një kundërvënieje të brendshme ndaj Trump.
Gara republikane në SHBA: Trump fiton 5 shtete në 5 që ishin në garë
Sonte natën dolën rezultatet (pothuajse të plota deri në këtë moment, siç duket amerikanët kanë nevojë për QKR-në tonë) e garës republikane dhe asaj demokrate në SHBA. Për momentin fitorja e Hillary Clinton në kampin demokrat duket e sigurtë ndërsa ajo e Trump ndër republikanët duket në konfirmim e sipër. Duhet pasur parasysh që Trump akoma nuk gëzon mbështetjen e "establishmentit" të Partisë Republikane. Por ai po avancon në votimet, sidomos në dy javët e fundit, duke fituar Neë York para një jave dhe sonte, 5 shtete nga 5 që ishin në garë.
Rekord negativiteti në sondazh për kandidatët Clinton dhe Trump
Në një sondazh të zhvilluar nga CBS/New York Times, rezulton se 57% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump, dhe vetëm 24% e elektoratit ka opinion pozitiv. Me fjalë të tjera, niveli i negativitetit është minus 33%. Jo larg këtij niveli negativiteti është edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton – minus 21%. Rreth 52% e elektoratit amerikan ka opinion negativ për të, dhe vetëm 31% e elktoratit ka opinion pozitiv.
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
Edhe Lindsay Lohan: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidente e SHBA”
Pas Kanye West edhe Lindsay Lohan mendon që të kandidojë për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale ku thotë: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidencialet. Gjëja e parë që do bëja si presidente do merrja në kujdes fëmijët që buajnë anembanë botës”. Ide fisnike. Lohan ka pamje për politikë dhe natyrisht që Hollyëood është një pedan jo i keq për të kaluar në gardhin e vendimmarrësve.
Trump i çuditshëm? Njihni Mcfadden
Donald Trump është sot kandidati për president i SHBA-së që është më i përfoluri. Deklaratat e tij për shumë çështje janë përtej gjuhës së kujdesshme të kandidatëve të tjerë, sulmet dhe polemikat e tij në media me njerëz publikë, ndonjëherë u ngjajnë inateve të llogaritura për të bërë shoë dhe më e bukura: Trump krenohet me pasurinë e tij. “Unë jam i pasur dhe kjo është një pjesë e bukur tek unë”, thotë ai. Ndonëse trashëgoi nga familja, suksesi i tij është meritë personale: Trump nuk i është ndarë jetës publike asnjëherë dhe ka qenë pranë politikës së të dyja krahëve.