Trump ndan republikanët. Kreu i partisë lë të hapur opsionin e kundërvënies ndaj tij në Konventën e muajit korrik
Deklaratat e Donald Trump pas ngjarjes në Orlando nuk janë përtypur lehtë nga republikanët të cilët janë të ndarë sa i përket të nominuarit të tyre për garën presidenciale të muajit nëntor. Koha kalon dhe po bëhet shumë e vështirë që dikush të gjejë një propozim të kthjellët, apo një qëndrim të përgjegjshëm, brenda kufijvë të normale nga Trump. Nëse dikush mendonte se kjo ishte çështje taktike, qëndrimi me ngjarjen e Orlandos e ka hequr atë. Edhe kreu i partisë, Paul Ryan, kryetar i Kongresit, ka lënë të hapur mundësinë e një kundërvënieje të brendshme ndaj Trump. Partia Republikane mban muajin tjetër Konventën dhe me këtë rast Ryan ka deklaruar në mënyrë domethënëse se delegatët “bëjnë rregullat, marrin vendimet”. “Gjithçka dua të siguroj është që çdo gjë të bëhet hapur, qartë, ndershëm dhe sipas rregullave”, tha ai për NBC(https://www.theguardian.com/us-news/2016/jun/19/paul-ryan-donald-trump-r...).
Ryan pranoi se Partia Republikane është aktualisht e ndarë dhe se këtë ndarje e ka provokuar kandidati Donald Trump, i cili ka vënë në siklet të madh një pjesë të ekipit drejtues të saj. Pas tetë viteve të drejtimit nga demokratët dhe me një kandidate si Hillary Clinton, e kapur në shkelje me çështjen e e-maileve, republikanët nuk po dinë të reagojnë. Më keq. Një kandidat si Trump mundet fare mirë të prodhojë çdo gjë, por e sigurt është se ai po e lehtëson shumë pozitën e Clinton. Delegatët kanë në dorë të ndryshojnë shumëçka dhe Ryan ishte i hapur kur tha se “nuk është detyra ime t’u them delegatëve çfarë të bëjnë”.
Me sa shihet ShBA nuk po pranon dot një president që është i paparashikueshëm. Kjo është shumë edhe për një vend që vazhdon të konsiderohet si superfuqia e vetme e botës.
Add new comment