SHBA-Iran, drejt një krize të re globale
Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit po shfaqet si një çështje që destabilizon skenën politike globale. Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ratifikimin e marrëveshjes nga ana e SHBA-ve me argumentin se Irani financon terrorizmin. Pas kësaj deklarata Trump u ballafaqua me kritika të ashpra nga presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, i cili foli për "akuza të pabaza", ndërsa zyrtarë evropianë i kërkuan kreut të Shtëpisë së Bardhë të rimendojë veprimet e tij.
Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, reagoi ashpër duke theksuar se marrëveshja nuk mund të revokohet nga një vend i vetëm. "Irani është i angazhuar për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare"-tha presidenti iranian duke kritikuar karakterizimin e vendit të tij si një "komb rebel."
Rouhani refuzoi propozimin amerikan për t’i shtuar kushte të reja marrëveshjes ekzistuese, e cila, sipas tij, është më e fortë se kurrë dhe ka paralajmëruar se Irani do të zhvillojë më tej mburojën e tij mbrojtëse. Ish-sekretari i Jashtëm, John Kerry, i cili negocoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 reagoi dukë thënë se "Vendimi i Trump rrezikon interesat e sigurisë kombëtare të SHBA dhe aleatëve të saj më të ngushtë"
Add new comment