“Do refuzoj urdhërat e Trump për sulm bërthanor”
Komandanti ushtarak, përgjegjësia e të cilit është arsenali bërthamor amerikan raportohet të ketë deklaruar se se do t’i "rezistojë" çdo urdhëri të presidentit Donald Trump, pë të nisur një sulm "të paligjshëm" me armë bërthamore.
Sipas CBS News, Gjenerali John Chaitén, kreu i Komandës Strategjike (STRATCOM) tha në një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada se ka menduar shumë për atë që do të thotë nëse merr një urdhër të tillë.
"Disa njerëz mendojnë se jemi budallenj," tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje për një skenar të tillë. "Ne nuk jemi budallenj. Ne mendojmë shumë për këto gjëra. Kur ke një përgjegjësi të tillë, si mund të mos mendosh?”.
Chaitén theksoi se është praktikë standarde për të shqyrtuar skenarët se si të reagojnë në rast të një urdhri të paligjshëm dhe shtoi: "Nëse ekzekuton një urdhër të paligjshëm do të shkosh burg. Ju mund të shkoni në burg për pjesën tjetër të jetës tuaj”. Pentagoni nuk iu përgjigj direkt një kërkese për të komentuar deklaratat e bëra.
https://www.yahoo.com/news/us-general-says-nuclear-launch-230153424.html
Add new comment