"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.
“Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.
Mesazhi i Gabriel vjen pak përpara sesa Trump të publikojë një “strategji të re në përballjen me Iranin” që mund të përfshijë edhe një decertifikim të përmbushjes së detyrimeve të Iranit që rrjedhin nga marrëveshja. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dekalruar që nga viti 2015 kur u arrit marrëveshja, se Irani po u përmbahet kufizimeve dhe në këmbim Teherani zyrtar ka pritur heqjen apo lehtësimin e sanksioneve. Ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar gjërat në këtë drejtim, duke gjeneruar një krizë e cila ka vënë përballë SHBA me të gjthë pjesë tjetër të komunitetit ndërkombëtar.
http://www.dw.com/en/germanys-sigmar-gabriel-warns-donald-trump-revoking...
Add new comment