BetonAle...së afërmi
Letra ka ardhur, më datë 15 dhjetor rrethohet
Kaq të thonë shkarazi për të kuptuar se beteja për Teatrin, sado patetike, e politizuar, emotive, kot sa për të shtyrë PD-në të merrej me ndonjë "punë" por edhe qytetare, mbaron me një fitore të pastër të Betonit.
Thonë se do bëhet kullë 35 kate
Thonë por me këto "thonë se" u ndryshua edhe sistemi te ne.
Objektet e mbetura në atë quhet sot Pedonalja do të prishen. Diçka që pritej. Do ndërtohet teatri i ri dhe kullat e dashura.
Patjetër që do jetë një zonë e mirë e Tiranës, nga ato që marrin çmime ngado. Sërish diçka po prishet. Diçka që mbase është më e ndërlikuar se kompleksi i betonit dhe modernizimit vizual që ai imponon.
Nuk është nostalgji, as sentimentalizëm. Diçka po vritet që të lindë përdhunshëm diçka tjetër. Një opinion lejohet apo jo?
Tirana si çdo qytet i Shqipërisë nuk po zgjerohet, siç do të ishte normale. Ajo po ribëhet.
Comments
Tirana po ricbwhet! Falw tw
Tirana po ricbwhet! Falw tw gjatit!
Add new comment