Takim 2 orësh i Trump me Cipras
Takimi i Donald Trump me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Shtëpinë e Bardhë i tejkaloi dy orët duke e thyer edhe protokollin. Nga deklarata e përbashkët e dy liderëve dolën disa lajme që kanë të bëjnë me borxhin grek, ecurinë e ekonomisë të vendit fqinj, energjinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe bazën ushtarake të Souda-s.
Trump iu referua në veçanti marrëveshjes për bazën detare të Soudas në Greqi: "Do të doja të falënderoaj kryeministrin grek dhe popullin grekët, për mikëpritjen e forcave detare amerikane në bazën e Souda. Dhe i përgëzoj grekët sepse shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për nevojat e mbrojtjes”
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje interesin amerikan për përmirësimin e avionëve F 16 të ushtrisë grekem sipas një marrëveshje me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh: "Unë kam qenë gjithashtu i informuar se ekziston një marrëveshje për të përmirësuar F16 greke dhe kjo marrëveshje do të rritsë vendet e punës në SHBA dhe do do të përmirësojë marrëdhëniet tona."
"Greqia luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe unë kam bindjen se me kapërcimin e pengesave financiare vendi juaj do të jetë edhe më i fortë. Greqia është një partner i rëndësishëm për SHBA. Ne kemi besim të madh te Greqia, dhe ne e dimë se ajo është aleati ynë për shumë vite. Stabiliteti është shumë i rëndësishme dhe ne shpresojmë që Greqia të ketë një rol kyç "- përfundoi Presidenti Trump.
Add new comment